Gruaja e vet e përshkruante lidhjen e tyre si një “marrëdhënie transaksionale.”
Një burrë nga Taiwani bëri kërkesë për divorc ndaj gruas së tij pasi ajo i kërkoi që të paguante për seks për shkak se ai ishte mbipeshë dhe i keq në shtrat.
Burri me mbiemër Hao, ishte martuar me gruan e tij Xuan, në vitin 2014 dhe kishin dy fëmijë, sipas South China Morning Post.
Megjithatë, problemet filluan tre vjet më vonë pasi shpirti i tij binjak ia kufizoi seksin në një herë në muaj.
Dy vjet më vonë, në vitin 2019, Xuan refuzoi të kishte marrëdhënie seksuale me të dhe u raportonte të afërmve të tij se ai ishte “shumë i shëndoshë” dhe “i paaftë.”
I frustruar dhe i mërzitur i dashuri i saj bëri kërkesë për divorc në vitin 2021, por e tërhoqi padinë pasi ajo premtoi se do të punonte për marrëdhënien e tyre. Hao madje regjistroi shtëpinë e tyre në emrin e saj.
Por Xuan u kthye te mënyrat e vjetra duke i ndaluar seksin pak kohë më vonë, duke i kërkuar $15 sa herë që ai donte të bënte dashuri apo të fliste me të.
Taksa e seksit doli të ishte pika e fundit… Hao përfundoi duke bërë kërkesë për divorc për herë të dytë këtë vit dhe gjykatësi e miratoi duke argumentuar se martesa e tyre ishte “ftohur dhe ishte e vështirë për t’u ndrequr.”
Para padisë së dytë, burri nuk kishte folur me gruan e tij për dy vjet, duke komunikuar vetëm përmes aplikacioneve të mesazheve.
Bashkëshortja e tij nuk donte të shpërbëhej martesa e tyre dhe apeloi në një gjykatë më të lartë, por në fund kërkesa iu refuzua.