Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka shpallur në kërkim dy persona, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë rrahur me sende të forta një 24-vjeçar.
Po punohet për kapjen e 64-vjeçarit dhe 29-vjeçarit.
“Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materiale në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasve R. H., 64 vjeç dhe K. H., 29 vjeç, pasi dyshohet se më datë 08.08.2024, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 24-vjeçar”, njofton policia.