42-vjeçari Egli Proga u vra në mes të ditës se nuk pranoi t’i jepte bukën e fëmijëve të fortit të Pogradecit, Denis Meçes.
Egli ishte pronar i një lokali në Pogradec, por 29-vjeçari Meçe, si një i ri problematik, i pushtetshëm dhe me para, vendoste edhe gjoba për bizneset e vogla.
Të shtunën, “radhën” e kishte Egli dhe 29-vjeçari i kishte kërkuar xhiron ditore të lokalit.
Por kur 42-vjeçari nuk pranoi ta paguante, u dhunua për vdekje nga Meçe i cili u arratis për disa orë pas ngjarjes së rëndë.
Policia dhe ambulanca vonuan t’i jepnin ndihmën e parë 42-vjeçarit dhe ai humbi jetën në rrugë për shkak të gjakderdhjes dhe plagëve të rënda në kokë dhe trup.
Ndërkohë që familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje.