Ajka feston 2-vjetorin, urimet e ëmbla të Besit dhe Xhensilës

Dy vite më parë Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre. Çifti e pagëzoi vajzën me emrin e vecantë Ajka, si ajkë e dashurisë së tyre disa vjeçare. Sot Ajka feston dy vjetorin e lindjes e në këtë ditë Xhensila e Besi vendosën ta uronin princeshën e tyre publikisht. Xhensila ka postuar një video ku shfaqet duke u argëtuar me Ajkën buzë detit dhe shkruan:

“12.07.2018. 11:50AM orë e bekuar, solle diellin e ditëve tona. Faleminderit At!”.

“Më e shtrenjta ime, Ajka e jetës, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën!

Faleminderit secilit nga ju për cdo urim! Zoti ju rujt!”, është dedikimi i Besit.