Gruan do e marrë me shami? Hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, Fero tregon a dëshiron që partnerja e tij të jetë personazh publik

Ish-reperi Fero është shprehur se nuk dëshiron që partnerja e tij të jetë pjesë e televizioni.

I ftuar brenda në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, Fero u shpreh se arsyeja është xhelozia.

“Të tregoj të vërtetën nuk do të kisha qejf ta kisha pjesë të TV sepse është puna e xhelozisë”, tha ai.

I pyetur nga banorët nëse bashkëshortja e tij e ardshme duhet të mbajë shami, Fero u përgjigj: “Nuk pretendoj që patjetër të jetë e mbuluar. Unë i tregoj është obligim ndaj Allahut, a mbulohet ajo apo jo, është vendimi i saj.”

Ish-reperi foli edhe për jetën e tij personale, teksa tregoi se është rritur nga prindër të ndarë.

“Jam rritur me prindër të ndarë dhe kjo është një nga arsyet e devijimit tim. Po jam rritur me prindër të ndarë. Është një shkak sepse ka ndikuar tani. Por po mundohem të jem një prind sa më i mirë për vajzën time dhe një shok i mirë për shoqërinë, një djalë sa më i mirë për familjen time”, tha ai.