Çfarë do ndodhë me “Portokallinë” pas largimit të Altin Bashës? Florjan Binaj zbulon gjithçka

Me largimin e Altin Bashës, disa media përfolën faktin se spektakli i humorit Portokalli “do të shkrihej” apo do të zhvendosej në një tjetër televizion. Kjo u hodh poshtë nga burime ekskluzive për “News31” të cilat treguan se do të vazhdojë në ekranin e Top Channel dhe pjesë e tij do jenë ende aktorë si Florjan Binaj, Rezart Veleshnja etj.

Kjo është konfirmuar ditën e sotme nga vetë aktorët, nëpërmjet një videoje të postuar nga Florjan Binaj në Ins ta gram. Ai shfaqet në ambjentet e televizionit së bashku me Rezartin, Irgen Çelën, Egla Cenon, ndërkohë që ka bërë “tag” dhe Renalda Cacin, duke treguar kështu se ata do vazhdojnë të jenë pjesë e spektaklit. “Portokalli” rikthehet në tetor:

Pra, siç ju treguam dhe ne “Portokalli” do të vazhdojë dhe pa Altin Bashën, ndërkohë që na duhet të presim për të parë surprizat e këtij sezoni.