fbpx

Nuk heq dorë nga lajmet, gazetarja e njohur shqiptare shfaqet me paterica dhe me këmbën në allçi (Video)

Gazetarja e njohur Beti Njuma, një nga spikeret ikonë të Top Channel, e prej kohësh tanimë pjesë e ekranit te Ora News, nuk ka ndërmend të heqë dorë kollaj nga lajmet. Ditë më parë, në ngjitjet e saj të zakonshme në majat më të larta të maleve nëpër Shqipëri, Beti lëndoi këmbën. 6 javë në allçi dhe me paterica por kjo nuk e ka penguar që me shumë sakrificë, të vazhdojë të qendrojë në krye të detyrës. Gazetarja ka sfiduar kështu edhe veten duke ia dalë të jetë çdo mbrëmje në ekranin e Orës, a thua se asgjë s’ka ndodhur! Videon dhe postimin e plote e keni ne vazhdim.

Thuajse askush nuk ka arritur ta kuptojë se Beti jep lajmet me njërën këmbë në allçi dhe kjo është padyshim meritë e këmbënguljes së saj dhe natyrës për mos t’u dorëzuar, pavarësisht vështirësive të momentit.

Kjo është një video që tregon se si ajo futet në studio pa ndihmën e askujt, gati për të informuar publikun me edicionin e lajmeve.