Prindërit dërgojnë djalin e varur nga droga në Kishën e Laçit, u ndodh e pabesueshmja!

Përballë numrit në rritje të përdoruesve të drogës që po viktimizon edhe të miturit, në Shqipëri rezulton se zyrtarisht nuk ka ende të dhëna në rang kombëtar, mbi të cilat të ndërtohen strategji për mungesën e strukturave ambulatore apo trajtimin e përdoruesve të përfshirë në krime.

Një dokument zyrtar për vitet 2017- 2020 thekson se numri i përdoruesve të drogës luhatet mes 50 mije deri në 60 mijë persona. Ndërkohë në dyert e gjykatave vazhdojnë të shtohen rastet e dhunës në familje nga personat e varur nga droga. Dy prindër të cilët dhunoheshin nga djali një përdorues droge, vendosën të shkojnë në Kishën e Laçit për tu lutur bashkë me të si zgjidhjen e vetme që kishin. Sipas dosjes hetimore rezulton se pak orë pas lutjeve, denoncuesit zbuluan se i biri jo vetëm ishte njësoj i dhunshëm me ta, por pasi ju vodhi paratë në kuletë, i kërcënoi. Prindërit e kallëzuan fëmijën pranë komisariatit numër 3 , ndërkohë që rezulton se ishte arrestuar dhe dy herë për dhunë në familje.

Rasti u shqyrtua nga gjyqtari Valbon Cekrezi në Gjykatën e Apelit pasi i riu kundërshtoi masën e arrestit duke u mbrojtur me tezën se kishte varësi nga droga dhe se të gjitha fajet i kishte droga.

Në fashikullin që ju tregua TCH, babai denoncues rrëfehet se i biri është përdorues heroine dhe sa herë e kapin krizat, ai bëhet agresiv. “Im bir është arrestuar edhe herë tjetër për dhunë në familje dhe erdhi një moment që sa herë kishte nevojë për drogë ne si prindër i jepnim lekë se ndryshe ai bëhej i dhunshëm” – deklaron burri nga Tirana. “Pasi shkuam tek kisha e Laçit ku dhe vendosëm të flinim , dhe më pas konstatuam se ai na vodhi 100 mijë lekë, tentuam të flasim me të. Ai u soll njësoj si më parë”.

Ky ka qenë momenti kur në debat e sipër, çifti ka vendosur ta dorëzojë fëmijën në komisariat ku dhe ka ndodhur dhuna e fundit ndaj tyre.

Përdoruesi kishte vetëm tre muaj që kishte dalë nga burgu, dhe Gjykata e Apelit e la nën arrest me burg sërish për akuzën e dhunës në familje. TCh

Related Posts

“Kam parë Erjola Doçin duke bërë s**s”- Roza Lati befason me deklaratën për moderatoren

Moderatorja, Roza Lati ka habitur me deklaratën e saj teksa u ka rrëfyer banorëve të Big Brother Vip, se ka parë prezantuesin Erjola Doçi duke bërë seks….

Si t’i dallojmë sëmundjet e lëkurës?

Sëmundjet e lëkurës janë nga më të ndryshmet, dhe shenja e parë paralajmëruese është shfaqja e shenjave të kafta. Shkaku i paraqitjes së shenjave të kafta mund…

Sëmundjet e lëkurës, mjekët ngrenë alarmin për !

Afrimi i stinës së verës dhe temperaturave të larta, rrit dhe rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve të ndryshme të lëkurës të cilat lidhen me qëndrimin e tepërt…

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë …

Një video tejet shqetësuese është publikuar nga mediat në Shqipëri, ku shihet një mësues i cili i keqtrajton disa nga nxënësit e tij në një klasë mësimore….

U dogj brenda në makinë/ Greku me biznes në Shqipëri

Christos Gialias, biznesmeni 59-vjeçar grek i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Mandra të Athinës, rezulton pronar biznesi edhe në Shqipëri. Konkretisht në vitin 2007 ai ka themeluar…

Shishe të thyera dhe njolla gjaku brenda e jashtë banesës, çfarë u gjet në dhomën e 81-vjeçarit! Ende mister se si u dhunua i moshuari

Shishe të thyera brenda dhomës dhe njolla gjaku janë gjetur nga uniformat blu brenda e jashtë banesës së 81-vjeçarit, i cili është dhunuar ditën e sotme në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *