PSE BURRAT SHQIPTARË SHKËMBEJNË CIGARE ME NJËRI-TJETRIN? JA ÇFARË FSHIHET PAS KËTIJ ZAKONI! - Lajme

PSE BURRAT SHQIPTARË SHKËMBEJNË CIGARE ME NJËRI-TJETRIN? JA ÇFARË FSHIHET PAS KËTIJ ZAKONI!

Ndoshta e keni vënë re se burrat shkëmbejnë me njëri-tjetrin cigare?!

E gjitha kjo është një shenjë respekti i ndërsjelltë mes burrave shqiptarë.

Për burrat, të cilët kryenin detyra shoqërore me rëndësi si: pjesëmarrja në kuvendet e fshatit ose të krahinës, angazhimi në zgjidhjen e konflikteve të shumëllojshme, administrimi i çështjeve ekonomike e socialkulturore të familjes ose i problemeve të veçanta të fisit etj, ishte gati e domosdoshme pirja e duhanit.

Më saktësisht, ata shfrytëzonin me kujdes mundësitë që u jepte servirja e duhanit, ndezja ose thithja e llullës apo e çibukut për të “peshuar” me maturi e për të gjetur fjalën e duhur edhe për situatat më të ndërlikuara, për çështjet më delikate.

Ftesa që një burrë i bënte një tjetri për “të ndërruar duhan” simbolikisht nënkuptonte kërkesën për të biseduar për një çështje serioze.

Në shoqërinë shqiptare deri në fillim të shekullit XX, sidomos në pjesët e saj që banonin në krahinat fshatare, nuk kishte ose kishe fare pak njësi shërbimi të tilla si kafene, restorante etj.

Burrat përgjithësisht takoheshin në rrugë rastësisht ose si rastësisht.
Kur një burrë e ftonte dikë që takonte në rrugë me shprehjen “a ndërrojmë një duhan”, tjetri e pranonte ftesën pothuajse në çdo rast.

Kjo ndodhte sepse, ndërkohë që pinin duhanin e njëri-tjetrit, burri që ftonte çelte një bisedë për ndonjë çështje të rëndësishme ekonomike që kishte të bënte me familjet ose fiset e tyre, për ndonjë fejesë, për tejkalimin e konflikteve të caktuara e deri për faljen e gjakut.

Kësisoj ftesa “për ndërrim duhani” përcillte mesazhe simbolike shumë të rëndësishme dhe njëherazi nuk vinte në pozitë të nërenditur asnjërën palë, pasi asnjëra palë nuk qeraste tjetrën, por thjesht ndërronin duhanin, duke qenë në pozita krejt të barabarta, çka konsiderohej diçka shumë e rëndësishme për malësorët shqiptarë./ObserverKult

Related Posts

Vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër/ Ja pistat ku po heton policia, çfarë thonë dëshmitarët

Vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër/ Ja pistat ku po heton policia, çfarë thonë dëshmitarët

Përfshirja në shumë konflikte edhe në kohët e fundit, por edhe më përpara ja ka vështirësuar edhe më shumë punën policisë së Shkodrës për zbardhjen e vrasjes…

She is so bold! Jennifer Lopez wears tight bodysuit for s.e.x.y performance

She is so bold! Jennifer Lopez wears tight bodysuit for s.e.x.y performance

Jennifer Lopez proved once again on Saturday night that she can put on a sizzling performance that gives her younger counterparts a run for their money. The…

Grammys most shocking moments! THAT Jennifer Lopez and Ben Affleck row, Bonnie Raitt beating Taylor Swift and Beyonce to Song of the Year and Milli Vanilli’s shock ‘win’… a look back at the ceremony’s wildest incidents

It is the biggest night of the year for the music industry, with entertainers keen to grab attention (as well as awards) for their daring outfits and…

Jennifer Lopez and Alex Rodriguez Officially Call Off Engagement: ‘We Are Better as Friends’

Jennifer Lopez and Alex Rodriguez Officially Call Off Engagement: ‘We Are Better as Friends’

In early March, Jennifer Lopez and Alex Rodriguez announced they were “working through some things”

Jennifer Lopez meets her little son after a long time, Ben Affleck gets excited and hugs him !

Jennifer Lopez meets her little son after a long time, Ben Affleck gets excited and hugs him !

In a poignant moment that transcends the glamorous façade of Hollywood, Jennifer Lopez recently experienced a heartfelt reunion with her little son after a significant period of…

Vendi s’gjen qetësi | Të shtëna me kallash te lokali me muzikë live ‘Engjulli’ në Suharekë, 4 të plagosur

Vendi s’gjen qetësi | Të shtëna me kallash te lokali me muzikë live ‘Engjulli’ në Suharekë, 4 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Topliqan në Suharekë, ku disa persona po dyshohen se kanë shkrepur armët në drejtim të…