“Pse kur vijnë emigrantët për pushime, na ankohen sikur po vdesin për bukë andej?„ - Lajme

“Pse kur vijnë emigrantët për pushime, na ankohen sikur po vdesin për bukë andej?„

Çdo verë dhe për Vitin e Ri, shqiptarët që jetojnë brenda vendit presin me gëzim të afërmit e tyre që kthehen nga jashtë. Këto vizita janë një mundësi e mirë për të takuar të dashurit dhe për të ndarë momente të paharrueshme së bashku. Megjithatë, një çështje e habitshme dhe shpesh irrituese ka filluar të bëhet e zakonshme në këto takime: ankesat e vazhdueshme të të afërmve për jetesën jashtë vendit.

Një qytetar, banues në Shqipëri, përmes JOQ shpreh shqetësimin e tij për këtë fenomen. Ai vëren se, sa herë që bisedon me të afërmit që jetojnë jashtë, bisedat shpesh kthehen në lista të pafundme ankesash për kushtet e jetesës atje. Ata fillojnë të numërojnë problemet e përditshme: qiratë e larta, faturat e dritave dhe ujit, kostot e gazit dhe makinës, shkollat e fëmijëve, taksat, dhe shpenzimet e larta të naftës. Qytetari me banim në Shqipëri shprehet se të gjitha këto ankesa nga të afërmit që jetojnë jashtë, e bëjnë të ndihet sikur po e marrin për budalla.

“Ata na thonë se jemi mirë këtu, sikur ne nuk paguajmë drita, ujë, naftë, telefon, spitalin dhe ilaçet,” shprehet ai me zhgënjim. Kjo ndjenjë përkeqësohet kur dikush kërkon ndihmë për të jetuar jashtë vendit dhe përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “është krizë, na mbytën emigrantët, s’ka punë, jeni mirë këtu në shtëpinë tuaj, etj.”

Në vijim do të gjeni mesazhin e qytetarit dërguar në redaksinë e JOQ:

Prshendetje Joq. Doja nje mendim nga audienca juaj. Gjithmone sezonin e veres dhe per vitin e ri na vijne te afermit nga jashte. Dhe shyqyr qe vijne dhe i takojme. Por me lind nje nje pyetje qe edhe kur ben muhabet me ato per jetesen andej nga jetojne, kushtet, shendetesine, cmimet, njerezit fillojne e qahen ne maksimum. Fillojne dhe ti numerojne, qeraja, dritat, uji, gazi, makina, gruaja, shkolla, femijet, taksat, nafta e shume gjera te tjera… Ore na bejne per budallenj keta qe vijne ketu dhe qahen ne maksimum??? Jeni mire thone per ne ketu, sikur ne nuk i paguajme dritat, ujin, naften, telefonin, spitalin, ilacet, e ku di une. Pale ti thuash me te ndihmu per te jetuar andej, obobobobo as mos e merr mundimin se direkt ta presin, eshte krize, na mbyten emigrantet, s’ka pune, je mire ketu ne shpi tate, etj, etj… Ju flm nese e postoni.

Related Posts

Vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër/ Ja pistat ku po heton policia, çfarë thonë dëshmitarët

Vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër/ Ja pistat ku po heton policia, çfarë thonë dëshmitarët

Përfshirja në shumë konflikte edhe në kohët e fundit, por edhe më përpara ja ka vështirësuar edhe më shumë punën policisë së Shkodrës për zbardhjen e vrasjes…

She is so bold! Jennifer Lopez wears tight bodysuit for s.e.x.y performance

She is so bold! Jennifer Lopez wears tight bodysuit for s.e.x.y performance

Jennifer Lopez proved once again on Saturday night that she can put on a sizzling performance that gives her younger counterparts a run for their money. The…

Grammys most shocking moments! THAT Jennifer Lopez and Ben Affleck row, Bonnie Raitt beating Taylor Swift and Beyonce to Song of the Year and Milli Vanilli’s shock ‘win’… a look back at the ceremony’s wildest incidents

Grammys most shocking moments! THAT Jennifer Lopez and Ben Affleck row, Bonnie Raitt beating Taylor Swift and Beyonce to Song of the Year and Milli Vanilli’s shock ‘win’… a look back at the ceremony’s wildest incidents

It is the biggest night of the year for the music industry, with entertainers keen to grab attention (as well as awards) for their daring outfits and…

Jennifer Lopez and Alex Rodriguez Officially Call Off Engagement: ‘We Are Better as Friends’

Jennifer Lopez and Alex Rodriguez Officially Call Off Engagement: ‘We Are Better as Friends’

In early March, Jennifer Lopez and Alex Rodriguez announced they were “working through some things”

Jennifer Lopez meets her little son after a long time, Ben Affleck gets excited and hugs him !

Jennifer Lopez meets her little son after a long time, Ben Affleck gets excited and hugs him !

In a poignant moment that transcends the glamorous façade of Hollywood, Jennifer Lopez recently experienced a heartfelt reunion with her little son after a significant period of…

Vendi s’gjen qetësi | Të shtëna me kallash te lokali me muzikë live ‘Engjulli’ në Suharekë, 4 të plagosur

Vendi s’gjen qetësi | Të shtëna me kallash te lokali me muzikë live ‘Engjulli’ në Suharekë, 4 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Topliqan në Suharekë, ku disa persona po dyshohen se kanë shkrepur armët në drejtim të…