‘Qoftë ky turpi fundit’/ Pas ndalimit të veteranit të UÇK-së, deputeti shqiptar i Kosovës letër Ramës

Deputeti i AAK-së në Kosovë, Gazmend Syla ka reaguar pas ndalimit nga organet e Republikës së Shqipërisë të ish-luf.tëtarit të UÇK-së, Murtez Kastrati.

Syla i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i shkruan se sa më shumë të mbahet Murtez Kastrati në bur.gjet shqiptare, aq më tepër th.yhen zemrat e ush.tarëve që luf.tuan për ta bërë Shqipërinë.

Ai i ka kërkuar Ramës që të hiqen nga listat e të përndjekurve ush.tarët e UÇK-së me fletarr.este nga Serbia. Sipas deputetit të Kosovës, arr.estimi i Kastratit nga autoritetet shqiptare është një skandal.

“Letër e hapur ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arr.estua ush.tari i UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletarr.esti i lëshuar nga Serbia. Z. Rama, Serbia është në of.ensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skan.dal. Ti këtë e di fort mirë. Z. Rama, ne ush.tarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë. Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në bur.gjet tuaja, aq më tepër th.yhen zemrat e ush.tarëve që sa të jetë jeta jetë luf.tuan për ta bërë Shqipërinë. Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ush.tarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndj.ekurve ush.tarët e UÇK-së me fletarr.este nga Serbia. Qoftë ky turpi fundit!” ka shkruar Syla në rrjetet sociale.

Ish-luf.tëtari i UÇK-së, Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar ditën e sotme nga policia shqiptare bazuar në një fletëarr.est serb, për pjesëmarrjen e tij në Luf.tën Çlirimtare të Kosovës.