Shishe të thyera dhe njolla gjaku brenda e jashtë banesës, çfarë u gjet në dhomën e 81-vjeçarit! Ende mister se si u dhunua i moshuari

Shishe të thyera brenda dhomës dhe njolla gjaku janë gjetur nga uniformat blu brenda e jashtë banesës së 81-vjeçarit, i cili është dhunuar ditën e sotme në rrethana ende të paqarta.

Policia ka dyshimet se një person ka qenë me të brenda banesën në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës kur ka ndodhur ngjarja.

81-vjeçari Gaqo Tili ka shkuar në spital me shenja dhune dhe dyshohet se është goditur me sende të forta. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Advertisements

Në vendngjarje gjithashtu jashtë banesës janë gjetur gjurmë gjaku që dyshohet se janë të autorit.

Në zonë janë vendosur perimetra sigurie dhe po kryhen kontrolle, si edhe janë mbledhur kamerat e sigurisë në te gjithë zonën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.

Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.

Për këtë ngjarje pas sqarimit të të gjitha rrethanave të mekanizmit dhe motiveve do të kemi një njoftim të plotë.

Related Posts

“Kam parë Erjola Doçin duke bërë s**s”- Roza Lati befason me deklaratën për moderatoren

Moderatorja, Roza Lati ka habitur me deklaratën e saj teksa u ka rrëfyer banorëve të Big Brother Vip, se ka parë prezantuesin Erjola Doçi duke bërë seks….

Si t’i dallojmë sëmundjet e lëkurës?

Sëmundjet e lëkurës janë nga më të ndryshmet, dhe shenja e parë paralajmëruese është shfaqja e shenjave të kafta. Shkaku i paraqitjes së shenjave të kafta mund…

Sëmundjet e lëkurës, mjekët ngrenë alarmin për !

Afrimi i stinës së verës dhe temperaturave të larta, rrit dhe rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve të ndryshme të lëkurës të cilat lidhen me qëndrimin e tepërt…

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë …

Një video tejet shqetësuese është publikuar nga mediat në Shqipëri, ku shihet një mësues i cili i keqtrajton disa nga nxënësit e tij në një klasë mësimore….

U dogj brenda në makinë/ Greku me biznes në Shqipëri

Christos Gialias, biznesmeni 59-vjeçar grek i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Mandra të Athinës, rezulton pronar biznesi edhe në Shqipëri. Konkretisht në vitin 2007 ai ka themeluar…

A shkakton vaksina e fruthit autizëm? Mjeku Alimehmeti: “Kjo tezë ka rënë, në fakt është e kundërta”

Fruthi është kthyer ne shqetësim në rang vendi. Në “Frontline” në Report TV epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se fruthi quhet sëmundje riemergjente dhe po rishfaqet sepse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *