Shkarkimi i Presidentit Meta, nesër mblidhet Komisioni Hetimor

Pas një periudhe relativisht të gjatë pushimi, nesër mblidhet Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Meta.

Mbledhja është parashikuar në orën 14:00, në të cilën do të diskutohet edhe opinion i Komisionit të Venecias.

Sipas raportit të “Venecias”, nuk ka asnjë arsye për shkarkimin e kreut të shtetit.

Pas raportit të Komisionit të Venecias, vetë Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi patën një takim, ku dakordësuan ngritjen e një grupi të përbashkët pune Presidencë-Kuvend për çështjet e mbetura pezull, mes tyre edhe emërimet në Kushtetuese, por deri më tani ky grup nuk është ngritur.

Komisioni për shkarkimin e Presidentit Meta u ngrit për shkeljet e pretenduara të Presidentit për anulimin me dekret të zgjedhjeve të 8 qershorit 2019. /k.k/noa.al/