SkandaIi ‘Tire’, Iirohet nga bur.gu infermierja dhe sanitarja e C0VlD 2

Gjy.kata e Apeltit, ka liruar nga burgu dy nga katër të arr.estuarat në spitalin C0VlD 2, të cilat aku.zoheshin se kanë bashkëpunuar me sanitaren e arr.estuar më parë në këtë strukturë, Tire Alldervishi, e cila mashtronte dhe u merrte lekë paci.entëve.

Kështu, me masën ‘detyrim paraqitje’, janë liruar nga qelia, infermierja Sidorela Kola dhe sanitarja Rukie Hoxha.

Ndërkohë, për infermieret Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi, gjy.kata ka vendosur mospranim ankimi, pasi nuk ishte bërë konform rregullave.

Tre infermieret dhe sanitarja, u arre.stuan më 8 shkurt, pasi u ak.uzuan se kishin krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë ndaj pacientëve të s.ëmurë me së.mundjen C0VlD 19 dhe familjarëve të tyre.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar pak ditë më parë, prokuroria zbuloi se infermieret dhe sanitarja i kishin fshirë mesazhet telefonike me Tiren, duke shtuar dyshimet se janë bashkëpunëtore të saj.

Gjyqtarja kërkoi edhe zbardhjen sa më të shpejt të mesazheve që të aku.zuarat kanë fshirë sapo mësuan arr.estimin e koleges së tyre Tire Alldervishi.

Kjo e fundit, ish-sanitare tashmë e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ndodhet pas hekurave, ndërsa hetimet e prokurorisë zbuluan se pjesë e skemës së korrupsionit ishin dhe 3 infermiere dhe një sanitare tjetër, të cilat u vunë në pranga.

Alldervishi u arre.stua pas kallëzimit të vajzës së një pacienteje me C0VlD 2, e cila denoncoi në media se pagoi 8 milionë lekë të vjetra në kohë të ndryshme te sanitarja-mashtruese, me premtimin se do t’i bënte një shërbim më të mirë nënës së saj.

Vetë sanitarja iu prezantua vajzës si infermiere, ndërsa mjekëve u tha se pacienten e kishte teze. Për fat të keq, pacientja e sëmurë nuk ia doli të mbije.tojë nga vi.rusi, duke humbur je.tën në spital. /e.a/noa.al/