Veshjet e punuara me dorë po rikthehen fuqishëm në treg

Punë Dore – Prizreni është faqja në Instagram ku mund të porosisni që nga veshjet e deri tek shtretërit për fëmijë me dizajn unik të punuar me dorë, shkruan “Kosovarja”.

Zonja e cila qëndron pas gjithë kësaj ka 30 vite përvojë në punime të tilla artistike që do t’i shihni në vazhdim.

Duke parë se veshjet, çantat dhe shumëçka po rikthehet në treg, vendosi që punimet t’i plasojë përmes rrjeteve sociale ku edhe filluan porositë e shumta nga klientët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e që së fundmi pritet që dërgesat të bëhen edhe në shumë shtete tjera të Evropës.

Tani për tani porositë bëhen vetëm online por gjithsesi në të ardhmen pritet që biznesi të zgjerohet dhe të hapet edhe dyqani fizik.

Punë dore Prizreni ka 10 vite që klientëve iu ofron punimet e veçanta sipas dëshirave dhe kërkesave të tyre.
Kryesisht kërkesat më të mëdha janë për mini shtretërit për bebe.