Zjarr i madh në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e “Myslym Shyri” (video)

Një makinë në ecje ka shpër thyer në flakë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, ku në një video që ka siguruar Abcnews, shihet se i gjithë automjeti është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri, për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, sakaq dyshohet se shkak i flakëve është bërë një defekt teknik i mjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.