“Nuk kishte peshkaqenë, delfinë besoj po”- Gruaja e parë që përshkoi me not kanalin e Otrantos, Eva Buzo: Suksesin ia dedikoj Shqipërisë! - Lajme

“Nuk kishte peshkaqenë, delfinë besoj po”- Gruaja e parë që përshkoi me not kanalin e Otrantos, Eva Buzo: Suksesin ia dedikoj Shqipërisë!

Avokatja shqiptare – auatraliane, Eva Buzo u bë gruaja e parë në histori e cila ia doli të kalonte me not kanalin e Otrantos, duke përshkuar 92 kilometra det nga brigjet e Leçes deri në Karaburun, pasi dështoi një vit më parë, duke u dorëzuar 16 kilometra larg, finishit për shkak të komplikacioneve me shëndetin.

Ajo është shprehur se ka dashur gjithmonë të bëjë diçka për vendin e të parave të saj dhe ndaj këtë sukses ia dedikon Shqipërisë.

Në një interviste për gazetarin Enrik Mehmeti, Eva tregon emocionet e përjetuara gjatë këtij rrugëtimi që zgjati plot 35 orë e 17 minuta.

“Ishte shume sfiduese, por mahnitëse dhe emocionuese. Pasi ia dola erdha të festoj këtu në Vlorë. Gjyshi im është shqiptar. E kam menduar si një dhuratë për shqiptarët, për t’u kujtuar si gruaja e parë që e ndërmori një aventurë të tillë ishte me origjinë shqiptare”- tha Eva.

Të arrinte në finish nuk ka qenë aspak e lehtë për Evën, e cila tregon edhe sfidat e udhëtimit, që këtë vit arriti ta përmbushë me sukses.

“Më pickoi një kandil në krah. Nuk kishte peshkaqenë, delfinë besoj se po. Udhëtime të tilla janë të vështira për t’u organizuar, mbi të gjitha siguria gjatë tyre dhe të jesh i pajisur mirë. Mësuam shumë nga eksperiencat e vitit të kaluar, ndaj edhe ky vit rezultoi shumë më i suksesshëm. Mendoj se organizimi i këtij udhëtimi ishte pjesa më e vështirë. Kur të gjitha gjërat bëhen bashkë, atëherë mund të nisësh të notosh. Ndaj pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar duke u përgatitur. Realisht kjo pjesë ishte sfiduese. Isha shumë e lumtur këtë vit, e qetë, kisha ekipin e duhur. Realizova një udhëtim të mrekullueshëm me not. Në përgjithësi ishte një eksperiencë e mrekullueshme – vijoi më tej notarja.

Pas kësaj sfide të përmbushur me sukses Eva thotë se do të rikthehet sërish në Shqipëri për të notuar.

“Unë do të kthehem gjithmonë të notoj këtu, është ndër vendet më të bukura për të notuar”- tha ajo,

Pas avokatit italian Paolo Pinto, i cili kaloi kanalin e Otrantos më 14 korrik të vitit 1979, Eva Buzo është e para notare grua që ia del ta kalojë me not kanalin e Otrantos.

Related Posts

Pengesa dhe sfida, shenjat që ndikohen më shumë nga ekuinoksi i vjeshtës

Pengesa dhe sfida, shenjat që ndikohen më shumë nga ekuinoksi i vjeshtës

Ekuinoksi i vjeshtës mbërrin të dielën më 22 shtator, duke sjellë me vete fundin e verës, fillimin e vjeshtës dhe fillimin e stinës së Peshores . Drita…

Pritë në derë të shtëpisë për Bejtjan dhe Gjeloshin, e njëjta skuadër me 4 vetë besohet se bëri dy atentatet

Pritë në derë të shtëpisë për Bejtjan dhe Gjeloshin, e njëjta skuadër me 4 vetë besohet se bëri dy atentatet

E njëjta skuadër që sulmoi me armë dhe vrau në Larushk, në sy të gruas dhe dy fëmijëve Gentjan Bejtjan, dyshohet shumë se ka marrë pjesë dhe…

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

Arrestet kardiake gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, duke prekur të gjitha moshat. Në një intervistë për Report Tv kardiologu i njohur dr. Naltin Shuka shprehet…

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës qendrore dhe Italinë do vazhdojë ndikimin e saj duke bërë që edhe në Shqipëri, moti…

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, të lënduarit dërgohen më urgjencë në spital

Ditën e sotme, një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin Kardhiq-Delvinë. Një automjet tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe është…

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Views: 2 Nje lajm i rende vjen nga Kosova ku mesohet se nje femijë 12 vjec ka humbur jeten. Femija ka humbur jeten aksidentalisht mengjesin e dites…