Sherri te rrethrrotullimi i TEG-ut/Kush është Fatjon Dauti, bosi shqiptar nga Hasi që iu ndalua hyrja në MB - Lajme

Sherri te rrethrrotullimi i TEG-ut/Kush është Fatjon Dauti, bosi shqiptar nga Hasi që iu ndalua hyrja në MB

Fatjon Dautit iu ndalua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar për shkak se ishte i përfshirë në importimin e kokainës dhe prodhimin e kanabisit në “shtëpitë e barit”.

39-vjeçarit iu dha leja e përkohshme e qëndrimit në vitin 2012, pasi u martua me një shtetase letoneze të BE-së.

Në gusht të vitit 2017 mori lejen e përhershme, e cila iu anulua nga Ministria e Brendshme bazuar në informacionet e NCA-së, e cila po hetonte rrjetin e tij. Sipas tyre qëndrimi i tij do të përbënte “kërcënim serioz për sigurinë publike”.

Vetë Dauti mohoi përfshirjen në krim dhe tha gjatë apelit se kishte marrëdhënie shoqërore e familjare me disa nga anëtarët e bandës, ku bënte pjesë kushëriri i tij, Alket Dauti, i cili u arrestua nga oficerët e NCA-së në qershor të vitit 2018, në Penge, në jug të Londrës, dy muaj pas takimit me Dautin, përpara se të ekstradohej në Belgjikë në janar të vitit 2019 për t’u dënuar me 10 vjet burg për kontrabandë njerëzish.

Apeli mësoi se ai kishte vetëm një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar, financuar nga pagesa parash dhe fitime të kufizuara nga një biznes. Sidoqoftë, 39-vjeçari bënte jetë luksoze dhe kishte automjete të tipit “Bentley”, “Range Rover” dhe “Jaguar”, të marra nga biznesi i makinave me qira të një tregtari droge.

Gjithashtu, në seancë u fol për një sulm me thikë ndaj rojës bullgar jashtë klubit të natës në vitin 2012, i cili i mbijetoi sulmit. Menjëherë pas këtij incidenti, Dauti u kthye në Shqipëri.

Ai u arrestua dhe u akuzua për lëndim të rëndë trupor, por gjatë seancës u tha se roja tërhoqi deklaratat me pretentimin se kishin frikë nga Dauti dhe se ishin paguar për të mos bashkëpunuar me policinë.

Dauti u paraqit në “Blackfriars Crown Court” në vitin 2013, por prokuroria u tërhoq për shkak të mungesës së provave. Gjithashtu, gjatë seancës dëgjimore u tha se në telefonin e tij u gjetën fotografitë me automatik Kalashnikov dhe pistoletë gjatë një kontrolli kufitar në Dover.

Gazeta “Sunday Express” shkroi se emri i Dautit ishte në të dhënat publike në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri që nga viti 2013. Gjithashtu, u argumentua se ishte në interesin e publikut që identiteti i tij të dihej, për shkak të lidhjeve të pretenduara me njerëz të tjerë.

NCA-ja dështoi për më shumë se dy vjet për të mbledhur prova. Nëndrejtori i hetimeve i NCA-së, Chris Farrimond, tha: “Besojmë se ky individ ishte anëtar i rangut të lartë i grupit të rëndësishëm të krimit të organizuar të përfshirë në një sërë krimesh të rënda”. Ky vlerësim u bë pas një hetimi të gjatë dhe u mbështet nga vendimi i gjykatës.

Related Posts

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës qendrore dhe Italinë do vazhdojë ndikimin e saj duke bërë që edhe në Shqipëri, moti…

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, të lënduarit dërgohen më urgjencë në spital

Ditën e sotme, një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin Kardhiq-Delvinë. Një automjet tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe është…

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Views: 2 Nje lajm i rende vjen nga Kosova ku mesohet se nje femijë 12 vjec ka humbur jeten. Femija ka humbur jeten aksidentalisht mengjesin e dites…

16-vjeçari aksidenton me makinë bashkëmoshataren në Peqin

16-vjeçari aksidenton me makinë bashkëmoshataren në Peqin

Një i mitur 16 vjeç ka aksidentuar me makinë bashkëmoshataren në pajovë, Peqin. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal…

Nëna denoncon edukatoren e çerdhes në Durrës/ Policia: Fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë

Nëna denoncon edukatoren e çerdhes në Durrës/ Policia: Fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë

DURRËS- Nëna e një fëmije të mitur ka kallëzuar në Polici edukatoren e një çerdheje në Durrës. Mësohet se nëna fajëson edukatoren për dëmtimin e fëmijës së…

Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri?

Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri?

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq ditën e djeshme në “prime time” në T7 në Itali në një intervistë me gazetarin italian Federico Markoni. Mes të tjerash,…