Tutoret kineze shfrytëzonin dhe kërcënonin eskortat në Tiranë: 15 mijë euro për t’u larguar nga puna - Lajme

Tutoret kineze shfrytëzonin dhe kërcënonin eskortat në Tiranë: 15 mijë euro për t’u larguar nga puna

Detaje të reja janë zbardhur nga rrjeti i prostitucionit në Tiranë, i organizuar nga dy gra kineze.

Njëra prej organizatoreve, Yhong Yang, 52 vjeçe, banore në Tiranë, është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtorja e saj, një 38-vjeçare nga Kina, është shpallur në kërkim.

Të dyja gratë rekrutonin vajza nga Kina dhe Filipinet përmes rrjeteve sociale, duke u siguruar viza pune dhe leje qëndrimi. Vajzat akomodoheshin në banesa me qira në zona të ndryshme të Tiranës, ku realizoheshin fotografi erotike për t’u reklamuar në faqen “Escort Tirana.” Ato më pas shfrytëzoheshin për prostitucion me tarifa që varionin nga 150 deri në 300 euro.

Kur vajzat kërkonin të largoheshin nga rrjeti, ato përballeshin me kërcënime dhe dhunë, përfshirë kanosjen ndaj familjarëve. Në një rast, 38-vjeçarja e shpallur në kërkim mori një shumë prej 15 mijë euro nga njëra prej vajzave që kërkonte të largohej.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 4500 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal, një laptop, tre celularë, dy pasaporta dhe tre fletore me shënime.

Ndaj dy grave janë ngritur akuza penale, ndërsa shtatë vajzat e rekrutuara nga Kina dhe Filipinet u proceduan penalisht.

Related Posts

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës qendrore dhe Italinë do vazhdojë ndikimin e saj duke bërë që edhe në Shqipëri, moti…

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, të lënduarit dërgohen më urgjencë në spital

Ditën e sotme, një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin Kardhiq-Delvinë. Një automjet tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe është…

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Views: 2 Nje lajm i rende vjen nga Kosova ku mesohet se nje femijë 12 vjec ka humbur jeten. Femija ka humbur jeten aksidentalisht mengjesin e dites…

16-vjeçari aksidenton me makinë bashkëmoshataren në Peqin

16-vjeçari aksidenton me makinë bashkëmoshataren në Peqin

Një i mitur 16 vjeç ka aksidentuar me makinë bashkëmoshataren në pajovë, Peqin. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal…

Nëna denoncon edukatoren e çerdhes në Durrës/ Policia: Fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë

Nëna denoncon edukatoren e çerdhes në Durrës/ Policia: Fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë

DURRËS- Nëna e një fëmije të mitur ka kallëzuar në Polici edukatoren e një çerdheje në Durrës. Mësohet se nëna fajëson edukatoren për dëmtimin e fëmijës së…

Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri?

Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri?

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq ditën e djeshme në “prime time” në T7 në Itali në një intervistë me gazetarin italian Federico Markoni. Mes të tjerash,…