“Më mbajte nusen peng, 4 vjet”/ Videoja që Erion Goxhara i bëri Lenc Kostës, pasi e qëlloi - Lajme

“Më mbajte nusen peng, 4 vjet”/ Videoja që Erion Goxhara i bëri Lenc Kostës, pasi e qëlloi

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 19 gusht 2024, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku efektivi i policisë Erion Goxhara qëlloi me armë zjarri dhe plagosi 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Sipas informacioneve paraprake, por edhe sipas dosjes hetimore Goxhara dyshonte se Kosta kishte pasur një lidhje intime me bashkëshorten e tij, çka e çoi në këtë akt të dhunshëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, kur Kosta po ecte në këmbë dhe u përball me Goxharën, i cili ndaloi makinën dhe e qëlloi me të paktën gjashtë plumba, kryesisht në këmbë dhe në pjesën intime.

Pas ngjarjes, Goxhara nxori telefonin dhe e filmoi të plagosurin. Sipas pamjeve të siguruara nga JOQ ALBANIA Goxhara shfaqet duke i thënë Kostës: “Kështu e pësojnë të gjithë ata që futen në familjet e të tjerëve” dhe ” ke mbajtur peng nusen katër vjet.”

Pas aktit, Goxhara u largua nga vendi i ngjarjes dhe u dorëzua në polici dy ditë më vonë. Kosta u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje jo të mirë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet, ndërsa Goxhara është vendosur në burg pa afat, dhe pritet t’i nënshtrohet një vlerësimi të shëndetit mendor.

SHIKONI VIDEON

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……