Viktimës i gjetën një pistoletë me plumb gati për qitje, detaje nga atentati në Shkodër! Kujt po i ruhej 36-vjeçari Elis Rroshkodoli? - Lajme

Viktimës i gjetën një pistoletë me plumb gati për qitje, detaje nga atentati në Shkodër! Kujt po i ruhej 36-vjeçari Elis Rroshkodoli?

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhej me atentatin me armë zjarri, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Elis Rroshkodoli në Shkodër.

Advertisements

Sipas gazetarit Senad Nikshiqi duket se 36-vjeçari i ruhej një atentati, pasi në çantën e dorës që iu gjet në vendngjarje, ai kishte edhe një armë zjarri me fishek gati për qitje.

Advertisements

Mësohet se Rroshkodoli ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

I riu u vra teksa ishte duke konsumuar kafen, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Po kush është Elis Rroshkodoli?

Advertisements

Emri i 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

36-vjeçari është arrestuar më parë për pjesëmarrje në grup kriminal dhe gjithashtu ishte në kërkim nga autoritetet rumune, për plagosjen e pronarit të një lokali.

Rroshkodoli është arrestuar 10 vite më parë për pjesëmarrje në një grup që kryente vjedhje në Belgjikë.

Ndërsa Rumania e kërkon pasi në prill të vitit 2023, 36-vjeçari shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi akuzohet për plagosje.

Mësohet se sherri kishte nisur në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari ishte ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka goditur pronarin e lokalit. Më pas është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të plagosurin të mbuluar në gjak.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……