Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një vajzë e mitur është përdhunuar dhe ka mbetur shtatzënë.
Sipas policisë, vajza është paraqitur në spital, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar.
“Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
“Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Top Channel