Berisha denoncon tjetër skandal: Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve të sëmurë - Lajme

Berisha denoncon tjetër skandal: Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve të sëmurë

Nga ballkoni i shtëpisë së tij Sali Berisha tha se Edi Ramën nuk e vret ndërgjegjja ty që këtë vit nga 630 mijë nxënës që hynë në vitin 2013, u futën në arsimin parauniversitar gjithsej 350 mijë.

Advertisements

Berisha: Edi Rama, kalove në disa shkolla, po të vret ndërgjegjja ty që këtë vit nga 630 mijë nxënës që hynë në vitin 2013, u futën në arsimin parauniversitar gjithsej 350 mijë. Shko pak në Korçë Edi Rama, të të thonë se në klasat e 10-ta, nga 1600 nxënës që u regjistruan vjet, këtë vit u regjistruan 1080. Një e treta më pak brenda një viti.

Advertisements

Shko në Nepvravishtë, se kishe postuar një ditë se ty të japin çdo kollitje mediat, po a e dini se Nepravishta kishte vetëm dy fëmijë në shkollë, kurse Lunxhëria, ajo luginë mahnitëse, gjithsej 6 fëmijë në klasat e para. Pse mor kalon nga shkolla në shkollë, je turpi i dheut. A e di ti se atyre fëmijëve ua turpëron Shqipërinë ti? A e di ti që dheut të atyre fëmijëve të pafajshëm i ke dhënë vulën e narkoshtetit?

A e di ti Edi Rama që moshatarët e këtyre vogëlushëve në spitalet tona nuk kanë mjekim, nuk kanë ilaçe? A e di ti se ish-kunata jote u heq etiketat ilaçeve të skaduara për t’ua dhënë fëmijëve? I di ti këto apo jo, që kalon nga shkolla në shkollë, po ç’të lidh ty o i zi me shkollat, po të paktën me fëmijët lëre cinizmin. Se ti je Neroni i arsimit shqiptar. Po, po. A e di ti Edi Rama se me lukuninë tënde u vodhën 25 mijë kompjutera në shkollat e vendit dhe u zhduk interneti në shkolla, një arritje historike ajo. Po ç’të lidh ty me arsimin? Ti je turpi i shqiptarëve, je turpi i fëmijëve shqiptarë. Je e zeza e tyre!

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……