Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze - Lajme

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40
Share

Share
Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze
Kryeministri Edi Rama vazhdon spektaklin e emërimeve dhe shkarkimeve në qeveri, ku duket se besnikët dhe lavdëruesit e tij shpërblehen me poste të rëndësishme. Ilva Gjuzi është rasti më i fundit, e cila sot u emërua zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, pavarësisht se duket se karriera e saj nuk është ndërtuar mbi meritokraci, por mbi lavdërime për Ramën.

Kjo u konfirmua vetëm pak ditë më parë, kur Gjuzi, e ftuar në një emision deklaroi se kryeministri është “10 hapa përpara të tjerëve” dhe kjo, sipas saj, është një e metë e tij. Ky lloj diskursi duket se është shpërblyer, pasi sot Gjuzi ka marrë një post të rëndësishëm brenda kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, teksa Rama promovon njerëz të afërt, ai ka vendosur të indeksojë pensionet duke nisur nga muaji tetor. Sipas vendimit të fundit të qeverisë, pensionet do të rriten me 4.1%. Kjo rritje përkthehet në një përfitim modest për pensionistët shqiptarë, të cilët, përkundër nevojave të tyre të përditshme, do të marrin një rritje simbolike.

Pensionistët urbanë do të përfitojnë rreth 752 lekë më shumë, duke kaluar nga pensioni mesatar prej 18,241 lekësh në 18,993 lekë në muajin e ardhshëm. Në zonat rurale, rritja është edhe më e ulët, me vetëm 453 lekë shtesë. Kështu, pensioni mesatar në fshat do të rritet nga 11,051 lekë në 11,504 lekë.

Në një kohë kur shumë qytetarë ndihen të zhgënjyer nga rritja e pamjaftueshme e pensioneve, që nuk mbulon as përballjen me rritjen e çmimeve, postet e qeverisë duket se shpërndahen për ata që dijnë si të lavdërojnë kreun e ekzekutivit.

Related Posts

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……

“Nivel ordiner! Po më marrin në gojë”- Pasi rrëfeu se ish-drejtori e ngacmoi s*k_suaIisht, spikerja përplaset me moderatoren! Erjona Rusi: Unë jam pr*s_titute mediatike!

“Nivel ordiner! Po më marrin në gojë”- Pasi rrëfeu se ish-drejtori e ngacmoi s*k_suaIisht, spikerja përplaset me moderatoren! Erjona Rusi: Unë jam pr*s_titute mediatike!

Moderatorja Erjona Rusi iu është përgjigjur akuzave të spikeres së lajmeve, Kostana Morava, e cili akuzoi autoren e programit “Se Luan Topi” dhe median Top Channel se…