Pritë në derë të shtëpisë për Bejtjan dhe Gjeloshin, e njëjta skuadër me 4 vetë besohet se bëri dy atentatet - Lajme

Pritë në derë të shtëpisë për Bejtjan dhe Gjeloshin, e njëjta skuadër me 4 vetë besohet se bëri dy atentatet

E njëjta skuadër që sulmoi me armë dhe vrau në Larushk, në sy të gruas dhe dy fëmijëve Gentjan Bejtjan, dyshohet shumë se ka marrë pjesë dhe në atentatin e organizuar në muajin shkurt 2024, kundër biznesmenit Ardjan Gjeloshi në Kurbin.

Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i plagosur Ardjan Gjeloshi, ndërsa u vra në vend, ekonomisti i firmës së tij, Selman Mihana.

Advertisements

Indiciet e policisë dhe prokurorisë se në dy ngjarjet kriminale të rregjistruara përkatësisht në 10 shkurt dhe 15 Mars 2024, kanë të njëjtë skuadër vrasësish, erdhën pasi të dyja ngjarjet kishin të njëjtën dinamikë veprimi.

4 autorët kanë qëlluar me armë kallashnikovi në drejtim të Ardjan Gjeloshi, por pa mundur ta vrasin objektivin. Ata përdorën një automjet “Range Rover”, të cilin i kishin vendosur fenelina policie dhe hynë në oborrin e zyrave ku ushtron biznes Ardjan Gjeloshi, nga ku qëlluan më pas me 4 armë automatike.

Advertisements

Policia gjeti poshtë urës së lumit Mat makinën e djegur dhe 4 automatikët, por nuk mundi të bjerë në gjurmët e autorëve.

Por e njëjta skemë ka ndodhur gati 1 muaj më pas në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku dyshohet se e njëjta skuadër e përbërë nga 4 vetë, të hipur në një makinë “Range-Rover”, hyjnë në oborrin e shtëpisë së Gentjan Bejtjas dhe vrasin me 45 plumba këtë të fundit.

Advertisements

Dy kanë qëlluar në drejtim të Bejtjas, njëri prej tyre ka mbajtur nën kërcënimin e armës gruan dhe dy fëmijët, ndërsa personi i 4 ka qëndruar në timonin e makinës.

Pas ngjarjes policia gjeti makinën “Range-Rover” të djegur së bashku me 4 automatikët. Sipas burimeve nga grupi i hetimit këto janë indiciet kryesore që kanë krijuar dyshime të forta për pjesëmarrjen e të njëjtit grup në dy ngjarje kriminale.

Pritet që në ditët në vijim kjo dosje ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Posaçme.

E teksa për ngjarjen e 10 shkurtit 2024 ku mbeti i vrarë gabimisht Selman Mihana dhe u plagos objektivi Ardjan Gjeloshi nuk ka asnjë person të arrestuar, për ngjarjen e 15 marsit 2024 ku mbeti i vrarë Gentjan Bejtja janë arrestuar Ilirjan Beqaraj, Edison Haxhiu dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar njëri nga gjuajtësit Florind Plaku nga Vlora.

Tashmë për Plakun, kërkimet janë shtrirë në Spanjë, vend në të cilin dyshohet se fshihet.

Related Posts

Pengesa dhe sfida, shenjat që ndikohen më shumë nga ekuinoksi i vjeshtës

Pengesa dhe sfida, shenjat që ndikohen më shumë nga ekuinoksi i vjeshtës

Ekuinoksi i vjeshtës mbërrin të dielën më 22 shtator, duke sjellë me vete fundin e verës, fillimin e vjeshtës dhe fillimin e stinës së Peshores . Drita…

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

Arrestet kardiake gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, duke prekur të gjitha moshat. Në një intervistë për Report Tv kardiologu i njohur dr. Naltin Shuka shprehet…

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës qendrore dhe Italinë do vazhdojë ndikimin e saj duke bërë që edhe në Shqipëri, moti…

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, të lënduarit dërgohen më urgjencë në spital

Ditën e sotme, një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin Kardhiq-Delvinë. Një automjet tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe është…

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Views: 2 Nje lajm i rende vjen nga Kosova ku mesohet se nje femijë 12 vjec ka humbur jeten. Femija ka humbur jeten aksidentalisht mengjesin e dites…

16-vjeçari aksidenton me makinë bashkëmoshataren në Peqin

16-vjeçari aksidenton me makinë bashkëmoshataren në Peqin

Një i mitur 16 vjeç ka aksidentuar me makinë bashkëmoshataren në pajovë, Peqin. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal…