“Ishim duke ngrënë bukë”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur - Lajme

“Ishim duke ngrënë bukë”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur

Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e të shtunës në fshatin Mesul të Pukës. Banesa e shtetasit Ardian Keci i cili ndodhej për kurim në QSUT, është djegur në pak minuta, pas rënies së zjarrit. Familjarët janë gjetur në mënyrë të beftë para zjarrit dhe tymit të pamundur për të bërë diçka.

Advertisements

“Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë zjarrin në tavan që kishte rënë, nuk e dimë nga erdhi. I kam marrë mamin, nënë dajën dhe i kam nxjerrë jashtë. Na janë djegur televizori, dushi, raftet, kolltuqet, frigoriferi, lavatriçja”, thotë Geraldo Keci, djali i familjes.

Shërbimi zjarrfikës e kishte të pamundur ndërhyrjen për shkak të mungesës së rrugës automobilistike.Pranë banesës së përfshirë nga flakët mbërritën edhe përfaqësues të Bashkisë së Pukës të cilët ndër të tjera apeluan për ndihmë ndaj familjes.

Advertisements

Dëmet janë të konsiderueshme. E gjithë banesa është jashtë funksionit pasi është e dëmtuar totalisht nga zjarri me të gjitha orenditë dhe pajisjet brenda. Fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz dhe kjo është fat, për pjesën tjetër na duhet i gjithë angazhimi i strukturave vendore, i shtetit, drejtorive përkatëse për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje. Po ashtu i apeloj biznesit pukjan dhe kush ka mundësi ta ndihmojë në mënyrë që kjo familje ta kalojë sa më shpejt këtë situatë“, u shpreh Ferit Ringaj, nënkryetar i Bashkisë së Pukës.

Shkak për flakët mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Nga pasuria e familjes Keci në fshatin e thellë nuk ka mbetur asgjë, ndërkohë që familja 5 anëtarëshe mbetet në qiell të hapur pa shpresë për një zgjidhje të shpejtë.

Related Posts

Zbulohet tuneli misterioz brenda Piramidës së Gizës

Zbulohet tuneli misterioz brenda Piramidës së Gizës

Një tunel misterioz është zbuluar brenda Piramidës së Madhe të Gizës, i cili mund të ndihmojë në zgjidhjen e një misteri të kahershëm. Me moshën që kanë…

Aksident i rëndë, makina përplas këmbësoren, zbardhen detajet e para

Aksident i rëndë, makina përplas këmbësoren, zbardhen detajet e para

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Biranj Një mjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësore…

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, kanos gruan dhe qëllon me ‘kallash’ në ajër! Policia e kap burrin

Një 48-vjeçar është arrestuar sot (21 Shtator) nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar me…

‘Jam i befasuar’! Baba Mondi flet për Shtetin Bektashi në Tiranë: Nisma tërësisht e Kryeministrit Rama

“Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj bëri në lidhje me lajmin që qarkullon prej paradites së…

Ekspertët “të tmerruar” dhe ky nuk është lajm i mirë: Dallgët oqeanike po rriten si kurrë më parë

Shkencëtarët vërejnë me shqetësim se dallgët oqeanike po rriten, duke u bërë më ekstreme dhe komplekse nga sa është imagjinuar ndonjëherë më parë. Advertisements Një studim i…

Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

Bashkia e Hasit në koordinim me Drejtorin e Përgjithshme të Emergjencave Civile kanë akorduar në vlerë monetare dhe materiale ndihma për familjen Lushi, për shkak të tragjedisë…