Shisnin drogë sintetike në lokalet e natës, arrestohen dy polakë në Sarandë - Lajme

Shisnin drogë sintetike në lokalet e natës, arrestohen dy polakë në Sarandë

SARANDA- Dy polakë u arrestuan në Sarandë pasi u kapën duke shitur drogë sintetike metamfetaminë. Mësohet së bashku me lëndën narkotike, në ambientet ku ata qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh. Të arrestuarit janë Grzegorz Ogorkiewicz dhe Sebastian Pekrol. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas posedonin lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 34”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit polakë G. O., 38 vjeç dhe S. P., 47 vjeç.

Gjatë kontrollit në ambientet e një hoteli ne Sarandë, me administrator shtetasin G. O. konkretisht në dhomën ku qëndronte vetë shtetasi G. O së bashku me shtetasin S. P., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar metamfetaminë në formën e kristaleve, të cilat dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i posedonin me qëllim shitjen, kryeshisht në lokalet e natës, në qytetin e Sarandës.

Së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Skandal! Pazare me banesën e fundit në Kuçovë. Shërbimet funerale hapin varre pa patur asnjë të vdekur

Skandal! Pazare me banesën e fundit në Kuçovë. Shërbimet funerale hapin varre pa patur asnjë të vdekur

Punonjësit e shërbimit funeral Piemvis, po hapin çdo ditë gropa varresh në varrezat publike të Kuçovës pa pasur asnjë konfirmim për persona që kanë ndërruar jetë. Bëhet…

Amerikania 19-vjeçare kritikon Daily Mail: E dashurova Shqipërinë

Amerikania 19-vjeçare kritikon Daily Mail: E dashurova Shqipërinë

Eve Kovac, një 19-vjeçare nga Connecticut, SHBA, është shprehur e acaruar me gazetën britanike Daily Mail për mënyrën si është portretizuar Shqipëria në një intervistë të saj….

Studimi: Njerëzit e fiksuar me të famshmit janë budallenj

Studimi: Njerëzit e fiksuar me të famshmit janë budallenj

Sipas një studimi të ri të publikuar në BMC Psychology, individët që janë të fiksuar pas personazheve të famshëm kanë tendencë të performojnë dobët në testet e…

Të shtëna me armë, 4 të vdekur dhe 21 të plagosur në Alabama

Të shtëna me armë, 4 të vdekur dhe 21 të plagosur në Alabama

Katër persona u vranë dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën, si pasojë e të shtënave masive që ndodhën mbrëmjen e së shtunës në Birmingham, Alabama….

Aksident në Fier/ Makina përplas një këmbësor, i lënduari ndërron jetë rrugës për në spital

Aksident në Fier/ Makina përplas një këmbësor, i lënduari ndërron jetë rrugës për në spital

FIER- Një aksident fatal ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit ku një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve…

Izraeli urdhëron mbylljen 45-ditore të zyrës së Al Jazeera në Bregun Perëndimor

Izraeli urdhëron mbylljen 45-ditore të zyrës së Al Jazeera në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë bastisur zyrat e transmetuesit të lajmeve Al Jazeera në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe kanë urdhëruar mbylljen e saj për një periudhë…