Amerikania 19-vjeçare kritikon Daily Mail: E dashurova Shqipërinë - Lajme

Amerikania 19-vjeçare kritikon Daily Mail: E dashurova Shqipërinë

Eve Kovac, një 19-vjeçare nga Connecticut, SHBA, është shprehur e acaruar me gazetën britanike Daily Mail për mënyrën si është portretizuar Shqipëria në një intervistë të saj.

Sipas saj, media ka lënë të kuptohet se Shqipëria ishte vendi më pak i preferuar gjatë udhëtimeve të saj në Evropë këtë verë, me pretendimin se “nuk ndihej e sigurt dhe se e ngacmonin burrat shqiptarë, madje edhe kur ishin të shoqëruar nga gratë.”

Eve, e njohur për aventurat e saj globale dhe pasionin për skateboard-in, ndan udhëtimet e saj përmes profilit në saj në Instagram. Ajo ka udhëtuar në disa vende evropiane këtë verë, përfshirë edhe Shqipërinë. Megjithatë, në një postim në rrjetet sociale, Eve ka deklaruar se Daily Mail ka manipuluar fjalët e saj dhe ka deformuar mesazhin, duke sugjeruar një qëndrim negativ që ajo nuk e ka ndaj Shqipërisë.

Reagimi i saj ka ngjallur vëmendje në rrjetet sociale, ku ajo i bëri thirrje ndjekësve të mos i besojnë raportimit të Daily Mail, duke sqaruar se ajo e ka pëlqyer shumë përvojën e saj në Shqipëri dhe i këshillon të gjithë të tjerët të vizitojnë vendin.

Related Posts

Skandal! Pazare me banesën e fundit në Kuçovë. Shërbimet funerale hapin varre pa patur asnjë të vdekur

Skandal! Pazare me banesën e fundit në Kuçovë. Shërbimet funerale hapin varre pa patur asnjë të vdekur

Punonjësit e shërbimit funeral Piemvis, po hapin çdo ditë gropa varresh në varrezat publike të Kuçovës pa pasur asnjë konfirmim për persona që kanë ndërruar jetë. Bëhet…

Studimi: Njerëzit e fiksuar me të famshmit janë budallenj

Studimi: Njerëzit e fiksuar me të famshmit janë budallenj

Sipas një studimi të ri të publikuar në BMC Psychology, individët që janë të fiksuar pas personazheve të famshëm kanë tendencë të performojnë dobët në testet e…

Të shtëna me armë, 4 të vdekur dhe 21 të plagosur në Alabama

Të shtëna me armë, 4 të vdekur dhe 21 të plagosur në Alabama

Katër persona u vranë dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën, si pasojë e të shtënave masive që ndodhën mbrëmjen e së shtunës në Birmingham, Alabama….

Aksident në Fier/ Makina përplas një këmbësor, i lënduari ndërron jetë rrugës për në spital

Aksident në Fier/ Makina përplas një këmbësor, i lënduari ndërron jetë rrugës për në spital

FIER- Një aksident fatal ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit ku një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve…

Shisnin drogë sintetike në lokalet e natës, arrestohen dy polakë në Sarandë

Shisnin drogë sintetike në lokalet e natës, arrestohen dy polakë në Sarandë

SARANDA- Dy polakë u arrestuan në Sarandë pasi u kapën duke shitur drogë sintetike metamfetaminë. Mësohet së bashku me lëndën narkotike, në ambientet ku ata qëndronin, u…

Izraeli urdhëron mbylljen 45-ditore të zyrës së Al Jazeera në Bregun Perëndimor

Izraeli urdhëron mbylljen 45-ditore të zyrës së Al Jazeera në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë bastisur zyrat e transmetuesit të lajmeve Al Jazeera në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe kanë urdhëruar mbylljen e saj për një periudhë…