“Pro*stitucion, drogë dhe martesa g*ay në shtetin ‘Bektashi’”, teologu: Po keqpërdoren, po paraqiten si jo atdhetarë! - Lajme

“Pro*stitucion, drogë dhe martesa g*ay në shtetin ‘Bektashi’”, teologu: Po keqpërdoren, po paraqiten si jo atdhetarë!

Teologu Justinian Topulli e sheh me shumë mosbesim nismën më të re të shpallur nga kryeministri Edi Rama, për krijimin e një shteti “Bektashi” brenda territorit shqiptar.

“Aty në tekstin e “New York Times”-it thoshte që “do të lejohen gratë pa shami”. Pse çfarë lidhje ka që duhet të përmendet ajo gjëja aty. Ose “do të lejohet përdorimi i alkoolit”. Pse duhet të përmendet? Shteti shqiptar e ndalon prostitucionin. Në atë shtetin bektashian mund të lejohet për shembull. Shteti shqiptar nuk lejon martesën gay, aty mund të lejohet. Ose ku e di unë, mund të sajohen lloj-lloj gjërash aty. Hashashi për shembull, se kryeministri ynë ka edhe ca tendenca për ta toleruar për arsye mjekësore. Pra flitet për një free zone”, tha Topulli në “Off the Record”.

“Kemi të bëjmë me një njeri megaloman, që do të vendosë veten e tij në histori me të tilla gjëra. Ka një ombrellë etike që e mbron, fetarisht dhe thotë: Ti je mysliman që e ndalon, ky është mysliman që e lejon”.

Sipas tij, kjo nismë bie ndesh me rolin historik që besimtarët dhe kleri bektashi ka luajtur në historinë e Shqipërisë.

“Bektashinjtë, për shkak të konfliktit që krijuan me Perandorinë Osmane, duke qenë se një pjesë e mirë, udhëheqja, ishin shqiptarë, theksuan identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe nacionalizmin shqiptar dhe u bënë prej atyre të cilët kontribuuan. Dhe kontribuuan që këta shqiptarë bektashianë të ishin pjesë e këtij shteti. Dhe janë identifikuar gjithmonë si shqiptarë. Madje edhe e quajnë edhe Naim Frashërin si shenjtor Bektashi”, tha Topulli.

“Ndërkohë që e krahason me Vatikanin. Vatikani lindi si proces i konfliktit mes shtetit italian dhe shtetit papal, për shkak të një konflikti politik dhe të armatosur. Pra ti, dashur pa dashur i bën bektashinjtë jo patriotë, sepse krijon një precedent… Këta bektashinj kanë luftuar për krijimin e shtetit shqiptar, ndërkohë tani pa pritur nuk e duan shtetin shqiptar, duan një shtet që është identitet tërësisht sektar…”.

Kjo nismë mund të jetë e qëllimshme për të ulur numrin e myslimanëve.

“Dhe për të hequr atë stigmën që ata vuajnë, që jemi vend me shumicë myslimane. Nuk jemi më, sepse kemi rënë në 45% tani. Një pjesë do të bëhen bektashinj tani, se nga qejfi për të marrë pasaporta bektashiane dhe do të biem në 20-30%… Kjo është e qëllimshme, është politike. Bektashinjtë janë tentuar të keqpërdoren nga politika por nuk ia kanë dalë edhe falë urtësisë të atyre burrave të mençur”, tha Topulli.

Related Posts

Vendos gjykata, ua cakton nga një muaj paraburgim të arrestuarve në rastin e laboratorit të drogës

Vendos gjykata, ua cakton nga një muaj paraburgim të arrestuarve në rastin e laboratorit të drogës

Një laborator i drogës u zbulua mbrëmjen e 21 shtatorit në një ndërtesë në Prishtinë, ku dyshohej se përpunoheshin substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë. Dy…

Ja dita më e keqe e javës! Kujdes, Jorgo Pulla paralajmëron, një katërkëndësh i vështirë dhe misterioz… / Horoskopi javor 23-29 shtator

Ja dita më e keqe e javës! Kujdes, Jorgo Pulla paralajmëron, një katërkëndësh i vështirë dhe misterioz… / Horoskopi javor 23-29 shtator

ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim për javën e fundit…

Turistja kanadeze përdhunohet nga një 16-vjeçar shqiptar dhe një bullgar

Turistja kanadeze përdhunohet nga një 16-vjeçar shqiptar dhe një bullgar

Dy të rinj, njëri prej tyre shqiptar, janë arrestuar nga policia në Korfuz, pas denoncimit për përdhunimin e një turisteje nga Kanadaja. Sipas mediave greke, 26-vjeçarja ka…

Meta del kundër ‘Shtetit Bektashi’: Shashkë politike!

Meta del kundër ‘Shtetit Bektashi’: Shashkë politike!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku ka folur për idenë e krijimit të “Vatikanit” në…

Goditën me thikë 42-vjeçarin në Tiranë, dy të arrestuar

Policia ka shoqëruar në komisariat Gëzim Ilir Gashi dhe Viserjon Metuku, të dyshuar se plagosën me mjet prerës 42-vjeçarin Gentjan Sopoita pranë QSUT. Dyshohet se konflikti ka…

Me 23 në orën 14 : 30 një lajm ZYRTAR do të ju ndryshojë JETËN… Paolo Fox paralajmeron “

Me 23 në orën 14 : 30 një lajm ZYRTAR do të ju ndryshojë JETËN… Paolo Fox paralajmeron “

DASHI Ata që duan të flasin për dashurinë gjatë orëve të ardhshme do të jenë të favorizuar. Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim nga e…