Ja dita më e keqe e javës! Kujdes, Jorgo Pulla paralajmëron, një katërkëndësh i vështirë dhe misterioz… / Horoskopi javor 23-29 shtator - Lajme

Ja dita më e keqe e javës! Kujdes, Jorgo Pulla paralajmëron, një katërkëndësh i vështirë dhe misterioz… / Horoskopi javor 23-29 shtator

ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim për javën e fundit të muajit Shtator për 12 shenjat e zodiakut.

Advertisements

”Në këtë javë Afërdita lëviz në Akrep që do të thotë se do të ketë një ndikim planetar të veçantë për të gjitha shenjat, në fushën e punës, karrierës, ekonomisë apo marrjen e vendimeve të rëndësishme” tha Jorgo në fillim të bisedës, ndërsa shtoi se ky ndikim planetar do të qëndrojë deri më datën 17 tetor.

”Duhet patur kujdes këtë javë në firmosje kontratash, veçanërisht ditën e mërkurë ku kemi një katërkëndësh planetar sa të vështirë aq dhe misterioz” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla. Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut?

Advertisements

Dashi

Moto e Dashit në këtë javë është: Flisni me personin që ju intereson! Këtë javë do të ndjeni nevojën për favorizime në fushën e punës dhe karrierës. Në fushën e dashurisë, njohjet kthehen në lidhje serioze. Koha është në favor të portofolit të Dashit, pasi kanë mundësi në ekonomi dhe një padrejtësi që u është bërë para 10-të viteve, këtë javë vendoset në vend.

Demi

Advertisements

Janë duke diskutuar për çështje biznesi në këtë javë. Duket se kjo javë është momenti më i mirë i mundshëm për çështje ekonomike financiare. Ditën e mërkurë ka shumë mundësi që të bëjnë plane në fushën e biznesit dhe udhëtimeve. Në lidhje me çështjet shpirtërore dhe familjen, duket se janë në pritje të një pasardhësi. Disa blerje të rëndësishme është mirë që të shtyhen javën që vjen.

Binjakët

Ju Binjak flisni me partnerin dhe bëni plane. Planet për martesë dhe për fejesë janë tani, pasi Mërkuri është guvernatori juaj. Duhet të keni shumë kujdes, pasi ditën e mërkurë mund të keni një ndarje, pra bisedimet e rëndësishme për jetën, të shtyhen në një moment tjetër. Një njohje mund të kthehet në lidhje serioze për të palidhurit. Është moment i mirë për plotësim dokumentacioni. Në fushën profesionale-financiare, këtë javë do të keni disa shpenzime të tepërta.

Gaforrja

Ndryshim pune dhe dashuri të reja për Gaforren. Japin shumë, por nuk vlerësohen për atë që japin. Në lidhje me financat, edhe pse shqetësohen pak, çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur pa asnjë shqetësim. Borxhet e së shkuarës shlyen nga e mërkura dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë.

Luani

Moto e tyre është: Diskutime, marrëveshje, kontakte pozitive. Luani do të arrijë majat nëse e kupton se çfarë dëshiron të bëjë. Kjo javë është java e ndryshimeve, vendimeve dhe diskutimeve. Në lidhje me çështjet e dashurisë, disa problematika që kanë patur, tani ka ardhur momenti që të bisedojnë dhe t’i zgjidhin. Lidhjet me shkesi në këtë javë janë shumë efikase. Në anën e financave, do zgjidhen të gjitha problemet që kanë patur.

Virgjëresha

Ju të shenjës së Virgjëreshës duhet të tregoni fleksibilitet. Nuk thoni as jo as po, por thoni ndoshta. Duhet të jeni pak të vëmendshëm karshi mosmarrëveshjeve që mund të keni patur. Në çështjet e dashurisë, keni shumë mundësi të mërkurën, sidomos të palidhurit. Lidhjet që bëhen në këtë javë nuk kanë shanse të shkëputen. Do të keni një surprizë në familjen tuaj, mund të jetë një pasardhës, nuk i dihet. Në çështjet profesionale-financiare duket se po përpiqeni të hidhni hapat në karrierën tuaj.

Peshorja

Tani ju Peshore po mësoni të vërtetën. Do të keni disa ndryshime nga dita e mërkurë, kur Mërkuri shkon në shenjën e Peshores. Keni një mundësi shumë të mirë në lidhje me stabilizimin e punës tuaj. Duket se disa ndarje që janë bërë, tani bashkohen dhe ky bashkim nuk shkëputet më.

Akrepi

Fillon një periudhë komentesh pas shpine për Akrepin, por ata do të ringrihen dhe do t’a shohin çdo gjë me lupë. Do të kenë përfitime ekonomike shumë shpejt. Janë të favorizuar në çështjet shpirtërore dhe do të kenë shumë mundësi. Duhet të tregojnë shumë durim me çështjet që kanë të bëjnë me financat.

Shigjetari

Do të kenë takime të frytshme biznesi me persona të rëndësishëm. Do të jetë shumë pozitive kjo javë, me mundësi në punë dhe karrierë. Disa lidhje dhe biseda të vjetra, rindizen dhe përfundojnë deri në altar. Nga kjo e hënë, hyrja e Afërditës në Akrep ndikon shumë. Kombinime të mira janë me Gaforre dhe me Bricjap. Shumë gjëra nuk duhet t’i marrin si personale Shigjetarët. Në dashuri të mos nxitohen, ndërsa në çështjet e profesionit, duhet të kenë vëmendjen për mundësitë që do u jepen në këtë periudhë.

Bricjapi

Përqendrohuni në qëllimet tuaja! Do ju vijnë para të papritura në këtë javë. Fokusin më të madh do t’a kenë nga e shkuara nga disa mundësi që u dalin përpara. Disa çështje të së shkuarës duket se zgjidhen në këtë javë. Një oferte shumë të rëndësishmë duhet t’i thonë jo për momentin dhe të mendohen. Bricjapi është doktor i vetes dhe i familjes së tij. Në çështjet që kanë të bëjnë me profesionin e tyre, nga dita e enjte do të kenë disa mundësi të shtuara që do u përshtaten.

Ujori

Kanë shumë mundësi në fushën e karrierës në këtë javë. Do të kenë mundësi për punë të re nga ku do dalin faqebardhë. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, duhet të kenë kujdes me Binjakët, sepse do të grinden, por gjithsesi është kohë e përshtatshme për ta.

Peshqit

Jeni shumë të përgjegjshëm në dashuri dhe mund të buzëqeshni sepse Peshqit janë intuitivë. E dini se çfarë doni të bëni në fushën e karrierës tuaj, ndërsa në fushën e dashurisë jeni të favorizuar, pasi keni përballë Virgjërëshën, ndërsa mundësitë që do keni tani e në vazhdim, mund të kthehen në lidhje serioze. Nga ata tjetër keni të bëni me Ujor dhe me Gaforre. Një çështje pune po e prisni me padurim prej gati tre muajsh dhe do arrini aty ku doni dhe dëshironi.

Related Posts

Vendos gjykata, ua cakton nga një muaj paraburgim të arrestuarve në rastin e laboratorit të drogës

Vendos gjykata, ua cakton nga një muaj paraburgim të arrestuarve në rastin e laboratorit të drogës

Një laborator i drogës u zbulua mbrëmjen e 21 shtatorit në një ndërtesë në Prishtinë, ku dyshohej se përpunoheshin substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë. Dy…

Turistja kanadeze përdhunohet nga një 16-vjeçar shqiptar dhe një bullgar

Turistja kanadeze përdhunohet nga një 16-vjeçar shqiptar dhe një bullgar

Dy të rinj, njëri prej tyre shqiptar, janë arrestuar nga policia në Korfuz, pas denoncimit për përdhunimin e një turisteje nga Kanadaja. Sipas mediave greke, 26-vjeçarja ka…

“Pro*stitucion, drogë dhe martesa g*ay në shtetin ‘Bektashi’”, teologu: Po keqpërdoren, po paraqiten si jo atdhetarë!

“Pro*stitucion, drogë dhe martesa g*ay në shtetin ‘Bektashi’”, teologu: Po keqpërdoren, po paraqiten si jo atdhetarë!

Teologu Justinian Topulli e sheh me shumë mosbesim nismën më të re të shpallur nga kryeministri Edi Rama, për krijimin e një shteti “Bektashi” brenda territorit shqiptar….

Meta del kundër ‘Shtetit Bektashi’: Shashkë politike!

Meta del kundër ‘Shtetit Bektashi’: Shashkë politike!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku ka folur për idenë e krijimit të “Vatikanit” në…

Goditën me thikë 42-vjeçarin në Tiranë, dy të arrestuar

Policia ka shoqëruar në komisariat Gëzim Ilir Gashi dhe Viserjon Metuku, të dyshuar se plagosën me mjet prerës 42-vjeçarin Gentjan Sopoita pranë QSUT. Dyshohet se konflikti ka…

Me 23 në orën 14 : 30 një lajm ZYRTAR do të ju ndryshojë JETËN… Paolo Fox paralajmeron “

Me 23 në orën 14 : 30 një lajm ZYRTAR do të ju ndryshojë JETËN… Paolo Fox paralajmeron “

DASHI Ata që duan të flasin për dashurinë gjatë orëve të ardhshme do të jenë të favorizuar. Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim nga e…