Po kryente marrëdhënie me dy meshkuj kundrejt pagesës, procedohet 25 vjeçarja dhe dy klientët e saj në Elbasan

U ofroi dy të rinjve seks në këmbim të lekëve, procedohet 25 vjeçarja dhe dy klientët e saj në Elbasan.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 25 vjeçe, A. L., 30 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, pasi dyshohet se 25-vjeçarja iu ka ofruar 2 shtetasve, marrëdhënie seksuale, në këmbim të një shume parash.

Rasti po hetohet për të zbuluar si fuksionon skema edhe për raste të tjera të ngjashme eskortash në Elbasan.