Goditet nga rrufeja, merr flakë banesa dykatëshe në Krujë

KRUJË- Digjet një shtëpi dykatëshe në fshatin Larushk të Krujës.

Gjatë mesditës së sotme reshjet me intensitet të lartë janë shoqeruar dhe me shkarkesat e rrufeve, për pasoje një e tillë dyshohet se ka rënë në një banese në fshatin Larushk.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Krujës të cilët po punojnë për shuarjen e flakeve të zjarrit në banesë. Fatmirësisht nuk janë shfaqur probleme ne jetë njerëzore. Për të zbardhur shkaqet e zjarrit pritet ekspertiza nga grupi hetimor.