Grabitet taksisti në mes të ish-Bllokut, autorët zhduken lehtësisht në drejtim të paditur

Tiranë, 4 tetor 2024/noa.al – Një taksist është grabitur në mes të ish Bllokut në kryeqytet dhe autorët u zhdukën lehtësisht në drejtim të paditur për t’i shpëtuar ndjekjes policore.

Ngjarja ndodhi sot në zonën e Ish-Bllokut, kur dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash taksistit që i zunë pritë.

Policia tha se autorët, pasi grabitën paratë e shtetasit N. B., shofer taksie, më pas janë larguar duke marrë arratinë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. /noa.al