Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin në “Pallatin e Rinisë”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e dy personave të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i tyre është kryer në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aksioni është kryer me urdhër të prokurorisë dhe deri më tani janë ndaluar dy persona që dyshohen për kryerjen e veprave penale të ndërlidhura me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera!”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë hetuesit janë larguar nga hapësirat e “Pallatit të Rinisë”