Me rritjen e fundit, kaq do të jetë pensioni i pensionistëve

Lajme
Me rritjen e fundit, kaq do të jetë pensioni i pensionistëve

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 07 October 2024
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind.

Kurti ka bërë të ditur se rritja e pensioneve do të vlejë nga ky muaj.

Pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro.

-Advertisement-