‘Herët a vonë Izraeli do të paguajë çmimin për gjenocidin në Gaza!’ Erdogan reagon në 1-vjetorin e sulmit në Gaza

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nisi një sulm të ri të ashpër kundër Izraelit, të cilin ai e ka akuzuar vazhdimisht për gjenocid, një vit pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor dhe përgjigjes ushtarake izraelite kundër Gazës. Ai theksoi se herët a vonë Izraeli do të paguajë çmimin për këtë gjenocid që po kryen prej një viti dhe po vazhdon ende.

“Nuk duhet harruar se herët a vonë Izraeli do të paguajë çmimin për këtë gjenocid që po kryen prej një viti dhe po vazhdon ende”, shkroi ai në X.

“Këtu dhe pikërisht për 365 ditë, 50 mijë vëllezër e motra, shumica fëmijë dhe gra, u vranë brutalisht”, vijoi kreu i shtetit turk, i cili prej një viti është një nga më kritikët ndaj Izraelit.

“Ashtu si aleanca e njerëzimit ndaloi Hitlerin, (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës do të ndalen në të njëjtën mënyrë,” shton Erdogan, i cili e konsideron Hamasin një “organizatë