Babë e bir dh*nuan efektivin e Bashkisë, policia i arrestoi, Prokuroria e Vlorës urdhëron lirimin e tyre

Punonjësi i policisë bashkiake në Vlorë, Bruno Jazaj, u dhunua barbarisht një ditë më parë. Prej plagëve të rënda që mori nga goditjet, ai përfundoi në pavionin e kirurgjisë të spitalit të Vlorës.

Advertisements

Në reagimin e parë për gazetarin e News24 Erik Mehmeti, Jazaj ka rrëfyer se ishin dy persona, babë e bir ata që e dhunuan. Ai thotë se autorët e kishin akuzuar për gjobat ndaj makinave.

Advertisements

Pas ndalimit nga policia, mësohet se dy dhunuesit janë lënë të lirë me urdhër të prokurorit të Vlorës.

Mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e lirimit të Kristi dhe Todi Sota, edhe pse i dhunuari prej tyre ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara nga goditjet.