“Rreshteri Dan” me një këmbë refuzon t’i largohet uraganit: Kam Zotin!

Pavarësisht paralajmërimeve të kryetarit të bashkisë në Tampa, Jane Castor, për evakuimin e banorëve para uraganit Milton, një burrë vendosi të mos e braktisë varkën e tij. Autoritetet thanë se i ofruan ndihmë për ta evakuuar, por ai ishte i vendosur të qëndronte.

Burri, i cili njihet si ‘Rreshteri Dan’, si një personazh i filmit “Forrest Gump”, u bë viral në TikTok për shkak se refuzoi të largohej nga varka. Në fakt, njerëzit filluan të vendosin baste nëse ai do të mbijetonte apo jo. Fatmirësisht, ‘Rreshteri Dan’ deri më tani është gjallë, sipas postimeve në mediat sociale.

Në një video të publikuat në TikTok më 8 tetor, burri i cili sipas raporteve quhet Joseph Malinowski, i rrëfru një intervistuesi pse zgjodhi të qëndronte në varkën e tij 6 metra pavarësisht rrezikut.

“Kam besim tek Zoti,” tha Malinowski. “Zoti më tha të dal këtu dhe të marr një varkë. Ai më ka thënë gjatë dy ditëve të fundit se po bëj gjënë e duhur. Ai më mbështet. Jam në formë të mirë. Do ta kalojmë këtë.”

Kur u pyet nëse do të vishte një jelek shpëtimi, Malinowski tha, “Jo, sigurisht që jo.” Ai shtoi: “Vendi më i sigurt në botë është varka ime.”

Pavarësisht përpjekejve të autoriteve për ta evakuuar pasi rasti u bë viral në rrjetet sociale, Malinowski refuzoi të largohej.

Më vonë, një zëdhënës i kryetari Castor tha: “Ekipi ynë për sigurinë publike ka pasur disa biseda me këtë individ për ta bindur të marrë vendimin për të shkuar në një strehë sigurie teksa uragani afrohet.”

Ndërkohë, YouTuberi i famshëm Adin Ross i ka dhuruar Malinowskit një varkë me vlerë 10,000 dollarë dhe një marrëveshje.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë më 10 tetor, Ross bashkëpunoi me Malinowskin përmes një video-call.

Ross i tha: “Do të paguaj një varkë për ty. Do të të sjellim një varkë të bukur rreth 50,000-100,000 dollarë, dhe një marrëveshje të drejtpërdrejtë ku mund të transmetosh të gjitha aventurat dhe udhëtimet e tua.”