Nga zënkat deri tek situatat erotike, astrologia bën ‘thirrje’ të mbani shënim këto data

Hëna e plotë në shenjën e Dashit na nxjerr para një jave shumë të rëndësishme. Sipas astrologes Krisanthi Kalogeri kjo do të jetë një javë shumë dinamike me një veprimtari shumë të theksuar në aspektin e astrologjisë.

Advertisements

Në emisionin “Shije Shtëpie” astrologia Krisanthi Kalogeri tha se ditët në vazhdim për disa shenja do të jenë të mbushura me zënka, keqkuptime dhe sfida, por për disa të tjera do të jenë romantike dhe shumë erotike, madje shumë prej tyre mund të gjejnë shpirtin binjak në këtë ‘periudhë të trazuar’ të hënës së re. Gjithsesi ajo paralajmëroi shenjat që të tregohen vigjilente në disa data të caktuara të muajit Tetor dhe Nëntor.

Advertisements

Dashi: Është një periudhë pak tensionuese për ju, ku mund të keni kontradikta me njerëz, në fantazinë tuaj dhe jo në realitet do të keni idenë se keni më shumë njerëz që janë përballë jush dhe jo në krahun tuaj, pra i shikoni më tepër si “armiq”. Nga e gjithë kjo situatë ju do të ndërgjegjësoheni dhe do të shikoni gjërat më me realitet. Hëna e plotë që zhvillohet në shenjën tuaj në datën 17 iu fton të përqendroheni në veten tuaj. Të trajtoni me kujdes dhe qetësi çështjet që kanë të bëjnë me pronën dhe me familjen tuaj. Mund të keni ndryshime në karrierë. Gjithsesi gjeni mbështetje nga njerëzit e rrethit tuaj të afërt. Më të ndikuarit e kësaj shenje janë të lindurit nga data 11-16 Prill. Ditën e hënë dhe të martë do të keni preokupim në çështjet financiare, tregohuni të mençur dhe veproni me strategji.

Demi: Hëna e plotë që ndodh në datën 17 nuk iu ndikon drejtpërdrejt, por ju vetë jeni të stresuar, keni një shqetësim më tepër se herët e tjera, ndoshta ju e ekzagjeroni në kokën tuaj dhe mendoni këtë shqetësimin se sa është në realitet. Duhet të dini të përdorini mirë fjalët me takt dhe të gjeni qetësinë tuaj, të gjeni kohën të mendoni, sepse pas vendimeve që do të merrni do të gjeni dhe kohën për të rritur të ardhurat apo financat tuaja. Nga data 17 deri në datën 11 Tetor mund të merrni më tepër kënaqësi në jetën tuaj të përditshme, mund të keni mbështetje, të ardhura, fitime madje edhe dhurata. Të hënën mos hyni në konflikte me njerëz që janë më lart se ju, me bashkëpunëtorë ose me të dashurit tuaj, mos i prishni marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që nga e marta pasdite, të mërkurën dhe deri në datën 18 do të jetë një periudhë shumë erotike, do të keni shanse në jetën tuaj sociale, dhe do të keni mundësi për njohje, ndihmë dhe mbështetje. Ndoshta dhe një udhëtim mund të organizoni gjatë kësaj jave ose deri në fund të javës që vjen.