Çifti shqiptar lëvizte me armë dhe tritol në makinë, bllokohet qendra e Athinës

Policia greke ka bllokuar rrugën “Sokratous” në Athinë pasi ka zbuluar një automjet të dyshimtë.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur një armë zjarri dhe një sasi eksplozivi brenda automjetit, duke bërë që zona të izolohet.

Automjeti ishte marrë me qira dhe drejtohej nga një çift shqiptar, të cilët u shoqëruan menjëherë në Komisariat.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi shqiptar ka precedentë penalë për çështje droge.

Ndërkohë, po hetohet dhe pritet të dalin detaje të reja në orët e ardhshme.