Burrë e grua marrin peng 53-vjeçarin në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku dy individë kanë marr peng një 53-vjeçar.

Sipas policisë, Lavdije Çaushi, 45 vjeçe, dhe Edi Tafili, 38 vjeç, kanë kanosur 53-vjeçarin për t’i marrë një shumë parash.

Në përfundim të hetimeve, janë arrestuar Lavdije Çaushi, 45 vjeçe, dhe Edi Tafili, 38 vjeç, të cilët dyshohet se kryen veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, në bashkëpunim.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit se 2 shtetas i kishin hequr lirinë, një 53-vjeçari, duke e mbajtur kundër vullnetit të tij si dhe e kishin kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit:

– L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, për motive të dobëta, kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.