Pukë/ 55-vjeçarja humb jetën teksa kulloste bagëtitë, dyshohet se rrëshqiti në terrenin e vështirë malor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kabash të Pukës, ku një grua është gjetur e pajetë.

Raportohet se bëhet fjalë për 55-vjeçaren, Regjina Deda, e cila kishte kishte dalë për të kullotur bagëtitë.

Dyshohet se viktima ka humbur jetën pasi ka rrëshqitur në terrenin e vështirë malor.

Ajo u gjet nga nipi i bashkëshortit të saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.