“Vrasja e Fatonit u paralajmërua një ditë para…!”, eksperti befason me deklaratën: Ja kush kishte dëshirë ta shihet të vdekur Hajrizin! - Lajme

“Vrasja e Fatonit u paralajmërua një ditë para…!”, eksperti befason me deklaratën: Ja kush kishte dëshirë ta shihet të vdekur Hajrizin!

Autoritetet serbe ende nuk e kanë bërë të ditur kohën dhe mënyrën se si do të mund të sillet në Kosovë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, shtetasit kosovar të vrarë nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Hajrizi, që ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kërkimi disa orësh i policisë së Serbisë për Faton Hajrizit rezultoi në kapjen dhe vrasjen e tij.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Gjithashtu, për këtë çështje ka folur edhe kryeministri Albin Kurti, ku gjatë mbledhjes së qeverisë tha se sqarimi i rrethanave që nga ikja e Hajrizit në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij e raportuar, “kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtar”.

Në këtë pikë, parashikimet janë të mëdha se Serbia, do e politizojë këtë rast, kjo për ta përmirësuar pozitën e saj dhe në të njëjtën kohë për ta ‘goditur’ Kosovën me akuza për terrorizëm.

E për këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli eksperti i çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj.

Si fillim, ai tha se shteti serb do përpiqet ta manipulojë rastin e Hajrizit, pasi po tentojnë të gjejnë një mënyrë që përmes këtij krimi ordiner ta fajësojnë Kosovën për terrorizëm.

“Natyrisht që nuk do të jetë situatë e politikave të zakonshme ditore, mirëpo vrasja e Fatonit do të tentohet që të manipulohet në funksion të politikave dhe retorikës agresive nga ana e Serbisë, sepse tendenca e tyre është që të gjejnë një mënyrë që një krim ordiner ta shndërrojnë në terrorizëm shtetëror për të cilin do të fajësohet qeveria e Kosovës”, nënvizoi eksperti.

Po ashtu, Gecaj komentoi edhe vlerësimet e gabuara të Serbisë, ku në fillim e akuzonin vëllain e Fatonit, e që të cilat sipas tij ia kanë vështirësuar punën asaj.

“Këtë gjë, Serbia ia ka vështirësu vetes me vlerësimet e para të gabuara për vrasjen ku u fajësua i vëllai i Faton Hajrizit, dokumentat e të cilit u gjenden në vendin e vrasjes së policit serb.

Me të kuptuar se vrasësë ishte Fatoni e jo i vëllai kjo tani ka krijuar rrethana të reja me të cilat Serbia duhet të ripërshtatet duke sajuar tregime të tjera”.

Ndër të tjera, eksperti tha se gjithë këto pretendime, politikanët serbë po i shfrytëzojnë për disa qëllime.

Madje, ai tha se vrasje e Fatonit u paralajmërua nga Vulin.

“Këto sajesa në fund të fundit politikanët serbë i shfrytëzojnë për të mbajtur nivelin e lartë të frymës nacionaliste serbe kundër shqiptarëve çka nënkupton se në raport me Kosovën kërcënimet do të jenë vetëm verbale dhe fajësuese. Sidoqoftë, vrasja e Fatonit u paralajmërua një ditë para vrasjes së tij nga ana e Aleksandar Vulin i cili deklaroi se më me dëshirë do ta shihte Fatonin të vrarë…”, përfundoi Hysen Gecaj për “Bota sot”.

Related Posts

16-vjeçari aksidenton me makinë bashkëmoshataren në Peqin

16-vjeçari aksidenton me makinë bashkëmoshataren në Peqin

Një i mitur 16 vjeç ka aksidentuar me makinë bashkëmoshataren në pajovë, Peqin. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal…

Nëna denoncon edukatoren e çerdhes në Durrës/ Policia: Fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë

Nëna denoncon edukatoren e çerdhes në Durrës/ Policia: Fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë

DURRËS- Nëna e një fëmije të mitur ka kallëzuar në Polici edukatoren e një çerdheje në Durrës. Mësohet se nëna fajëson edukatoren për dëmtimin e fëmijës së…

Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri?

Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri?

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq ditën e djeshme në “prime time” në T7 në Itali në një intervistë me gazetarin italian Federico Markoni. Mes të tjerash,…

‘Alarmohet’ Elbasani/ Zhduken tre fëmijë të mitur nga qendra sociale, policia vihet në kërkim

‘Alarmohet’ Elbasani/ Zhduken tre fëmijë të mitur nga qendra sociale, policia vihet në kërkim

Tre fëmijë të mitur janë zhdukur nga një qendër sociale në Elbasan. Ka qenë përgjegjësi i kësaj qendre, 37-vjeçari R. P., që ka kallëzuar në polici se…

Vajtimet për Gertin, nuk përmbahet Murrizi: Hipokrizi e pështirë nga njerëz që as e njihnin, bëjnë romane prekëse!

Politikani demokrat Myslim Murrizi ka bërë një reagim për të gjithë ata që kanë shkruar “romane” për ikjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, duke i konsideruar hipokrizi…

Gjatë funeralit, rrufeja goditi papritmas arkivolin. Ajo që ndodhi më pas është e pabesueshme !!

Gjatë funeralit, rrufeja goditi papritmas arkivolin. Ajo që ndodhi më pas është e pabesueshme !!

Gjatë funeralit, rrufeja goditi papritmas arkivolin. Ajo që ndodhi më pas është e pabesueshme!! Video me poshte! Hap dhe SHlK0!