Ditëlindja për pak kthehet në tragjedi! Gjyshja rrezikon të digjet teksa fryn 95 qirinjtë e tortës(Foto) - Lajme

Ditëlindja për pak kthehet në tragjedi! Gjyshja rrezikon të digjet teksa fryn 95 qirinjtë e tortës(Foto)

Disa momente gëzimi u kthyen në tmerr kur një gjyshe 95-vjeçare, të cilës familjarët i kishin mbushur tortën e ditëlindjes me numrin e qirinjve për të plotësuar vitet e saj, rrezikoi të digjej.

Pamjet nisin me gjyshen e gëzuar mes fëmijëve e nipërve të saj në Argjentinë, të cilët i këndojnë një version vendas të këngës së ditëlindjes, teksa ajo është ulur pranë tortës. Ata qeshin e brohorasin për festën e ditëlindjes teksa torta me qirinj të ndezur merr flakë.

Një flakë ngrihet prej saj duke arritur disa centimetra larg fytyrës së të moshuarës. Gjyshja e shtangur hap gojën nga habia dhe bën me shenjë nga flaka, por më pas 95-vjeçarja ngrihet nga tavolina dhe vazhdon e qetë festimet e ditëlindjes së saj.

Pasi video u bë virale në rrjet, mbesa e saj tha: “Gjyshja ime sapo mbushi 95 vjeç dhe familja vendosën ta mbushnin tortën me 95 qirinj. Asnjërit nuk i shkoi mendja se mund të merrte flakë”.

Kur një përdorues pyeti mbesën se çfarë ndodhi më pas me tortën, ajo u përgjigj: “Ne duhet të hiqnim qirinjtë sepse ato ishin ende duke u djegur. Pjesa e sipërme ishte e mbushur me dyll, por e hoqëm atë dhe me pas ishte shumë e ngrënshme”.

Episodi shërben si paralajmërim për festimet e ekzagjeruara që të rinjtë mundohen shpesh të organizojnë pa marrë parasysh të papriturat. Në rrjet shpreheshin si kritika ashtu dhe vlerësime për sjelljen e familjarëve. Shumica e publikut ishin të zbavitur nga ngjarja që mund të kishte përfunduar më keq, sidomos në një kohë kur të moshuarit janë te diskriminuar.

“Festa duhet të ishte menduar më shumë për zbavitjen e gruas së moshuar dhe më pak për gallatën e të rinjve”, shkruante një përdorues.

Ngjarja vjen pas disa episodeve të ngjashme në rrjet ku festimet me zjarr kanë shkaktuar dëme e lëndime mes pjesëmarrësve në evente.

Në një dasëm në Irak së fundmi festa e fishekzjarrëve la dhjetëra të plagosur prej pakujdesisë se pjesëmarrësve, shkruan rrjeti DailyStar.

Related Posts

Pengesa dhe sfida, shenjat që ndikohen më shumë nga ekuinoksi i vjeshtës

Pengesa dhe sfida, shenjat që ndikohen më shumë nga ekuinoksi i vjeshtës

Ekuinoksi i vjeshtës mbërrin të dielën më 22 shtator, duke sjellë me vete fundin e verës, fillimin e vjeshtës dhe fillimin e stinës së Peshores . Drita…

Pritë në derë të shtëpisë për Bejtjan dhe Gjeloshin, e njëjta skuadër me 4 vetë besohet se bëri dy atentatet

Pritë në derë të shtëpisë për Bejtjan dhe Gjeloshin, e njëjta skuadër me 4 vetë besohet se bëri dy atentatet

E njëjta skuadër që sulmoi me armë dhe vrau në Larushk, në sy të gruas dhe dy fëmijëve Gentjan Bejtjan, dyshohet shumë se ka marrë pjesë dhe…

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

Arrestet kardiake gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, duke prekur të gjitha moshat. Në një intervistë për Report Tv kardiologu i njohur dr. Naltin Shuka shprehet…

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës qendrore dhe Italinë do vazhdojë ndikimin e saj duke bërë që edhe në Shqipëri, moti…

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, të lënduarit dërgohen më urgjencë në spital

Ditën e sotme, një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin Kardhiq-Delvinë. Një automjet tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe është…

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Views: 2 Nje lajm i rende vjen nga Kosova ku mesohet se nje femijë 12 vjec ka humbur jeten. Femija ka humbur jeten aksidentalisht mengjesin e dites…