Qëlloi me armë ndaj policisë për të mbrojtur parcelën me drogë, e pëson keq 48-vjeçari - Lajme

Qëlloi me armë ndaj policisë për të mbrojtur parcelën me drogë, e pëson keq 48-vjeçari

Qëlloi me armë zjarri gjatë ndërhyrjes nga Policia, në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Raportohet se i arrestuari është Artur Sala.

Advertisements

Gjatë operacionit të koduar “Danger” u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, bimë të dyshuara narkotike, një shkop bejzbolli, një përforcues grushti dhe një celular.

Advertisements

“Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Danger”.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Arrameras.

Gjatë kontrollit në Kodër Bubq, është konstatuar një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, shtetasi A. S. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan së bashku me bimët dhe armën e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejzbolli”, njoftoi Policia.

Related Posts

Pengesa dhe sfida, shenjat që ndikohen më shumë nga ekuinoksi i vjeshtës

Pengesa dhe sfida, shenjat që ndikohen më shumë nga ekuinoksi i vjeshtës

Ekuinoksi i vjeshtës mbërrin të dielën më 22 shtator, duke sjellë me vete fundin e verës, fillimin e vjeshtës dhe fillimin e stinës së Peshores . Drita…

Pritë në derë të shtëpisë për Bejtjan dhe Gjeloshin, e njëjta skuadër me 4 vetë besohet se bëri dy atentatet

Pritë në derë të shtëpisë për Bejtjan dhe Gjeloshin, e njëjta skuadër me 4 vetë besohet se bëri dy atentatet

E njëjta skuadër që sulmoi me armë dhe vrau në Larushk, në sy të gruas dhe dy fëmijëve Gentjan Bejtjan, dyshohet shumë se ka marrë pjesë dhe…

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

Arrestet kardiake gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, duke prekur të gjitha moshat. Në një intervistë për Report Tv kardiologu i njohur dr. Naltin Shuka shprehet…

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës qendrore dhe Italinë do vazhdojë ndikimin e saj duke bërë që edhe në Shqipëri, moti…

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, të lënduarit dërgohen më urgjencë në spital

Ditën e sotme, një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin Kardhiq-Delvinë. Një automjet tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe është…

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Views: 2 Nje lajm i rende vjen nga Kosova ku mesohet se nje femijë 12 vjec ka humbur jeten. Femija ka humbur jeten aksidentalisht mengjesin e dites…