Vaji i peshkut, ja përse duhet të tregoni kujdes me vitaminat D, E dhe A - Lajme

Vaji i peshkut, ja përse duhet të tregoni kujdes me vitaminat D, E dhe A

Vaji i peshkut është yndyra që merret nga indet e peshkut siç është harenga, peshku ton, skumbria dhe sardelet. Nganjëherë, vaji prodhohet edhe nga mëlçia e peshqve të tjerë siç mund të jetë merluci.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ngrënien e 1-2 racioneve me peshk në javë.

Ky rekomandim bazohet në idenë se acided yndyrore omega-3 ofrojnë shumë përfitime shëndetësore dhe mbrojnë organizmin nga sëmundjet.

Por, nëse nuk konsumoni një ose dy racione me peshk në javë, atëherë suplementët ju ndihmojnë të merrni dozat e nevojshme të acideve omega-3.

Sipas të dhënave rreth 30% e vajit të peshkut përbëhet nga acidet yndyrore omega-3.

Pjesa e mbetur prej 70 përqind përbëhet nga yndyrna të tjera.

Një aspekt i rëndësishëm i konsumit të vajit të peshkut është ndërveprimi i tij me tre vitamina kryesore.

Vaji i Peshkut- Përse Duhet Të Tregoni Kujdes Me Vitaminat D, E dhe A

Vitamina D tek vaji i peshkut përthithet më mirë nga trupi, ndërkohë që ka shqetësime për mënyrën se si vaji i peshkut ndërvepron negativisht me vitaminën A duke shkaktuar toksicitet të saj dhe shteruar depozitat e vitaminës E.

Vitamina D

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, rregullimin e hormoneve, reagimet imunitare dhe mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. Lëkura prodhon vitaminën D-3 kur ekspozohet ndaj diellit. Nëse gjatë periudhës së ekspozimit të zgjatur ndaj diellit njeriu konsumon sasi të tepërta të vajit të peshkut, atëherë ai ose ajo rrezikohen nga një overdozë ose toksicitet të vitaminës D.

Simptomat e kësaj të fundit përfshijnë të përzierat, dobësim të kockave dhe rrezik të shtuar të formimit të gurëve në veshka,

Toksiciteti i Vitaminës A

Vitamina A tretet në yndyrë por në sasi të tepërta, ka një efekt toksik, veçanërisht tek mëlçia.

Duke qenë se vaji i peshkut është i pasur me vitaminë A, konsumi në sasi të mëdha për disa javë apo muaj me rradhë rrit rrezikun e simptomave të toksicitetit siç janë: të përzierat, të vjellat, humbja e oreksit, tharjen e lëkurës, humbjen e dendësisë kockore dhe çrregullimeve të sistemit nervor.

Niveli i toleruar i vitaminës A për të rriturit është 10,000 njësi në ditë.

Shterimi i Depozitave të Vitaminës E

Vaji i peshkut ka një ndikim negativ tek nivelet ose depozitat e vitaminës E.

Kjo është vënë re sidomos tek njerëzit që marrin suplementë për një kohë të gjatë.

Vaji i peshkut shfrytëzon vitaminën E që të përthithet nga organizmi dhe kjo është arsyeja përse gjatë terapisë me vaj peshku, marrja e një suplementi të vitaminës E është një ide e mirë.

Ju sugjerojme që përpara nisjes së një terapie me suplementin e vajit të peshkut të konsultoheni me një mjek për të marrë përfitimet maksimale dhe shmangur reagime apo efekte anësore negative./AgroWeb.org

Related Posts

Pengesa dhe sfida, shenjat që ndikohen më shumë nga ekuinoksi i vjeshtës

Pengesa dhe sfida, shenjat që ndikohen më shumë nga ekuinoksi i vjeshtës

Ekuinoksi i vjeshtës mbërrin të dielën më 22 shtator, duke sjellë me vete fundin e verës, fillimin e vjeshtës dhe fillimin e stinës së Peshores . Drita…

Pritë në derë të shtëpisë për Bejtjan dhe Gjeloshin, e njëjta skuadër me 4 vetë besohet se bëri dy atentatet

Pritë në derë të shtëpisë për Bejtjan dhe Gjeloshin, e njëjta skuadër me 4 vetë besohet se bëri dy atentatet

E njëjta skuadër që sulmoi me armë dhe vrau në Larushk, në sy të gruas dhe dy fëmijëve Gentjan Bejtjan, dyshohet shumë se ka marrë pjesë dhe…

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

Arrestet kardiake gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, duke prekur të gjitha moshat. Në një intervistë për Report Tv kardiologu i njohur dr. Naltin Shuka shprehet…

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Stuhia “Boris”, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës qendrore dhe Italinë do vazhdojë ndikimin e saj duke bërë që edhe në Shqipëri, moti…

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, të lënduarit dërgohen më urgjencë në spital

Ditën e sotme, një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin Kardhiq-Delvinë. Një automjet tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe është…

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Humb jeten mengjesin e sotem djali 12-vjecar

Views: 2 Nje lajm i rende vjen nga Kosova ku mesohet se nje femijë 12 vjec ka humbur jeten. Femija ka humbur jeten aksidentalisht mengjesin e dites…