Megaoperacioni i policisë shqiptare dhe malazeze/ Lirohen 11 persona të marrë peng, arrestohen autorët afganë - Lajme

Megaoperacioni i policisë shqiptare dhe malazeze/ Lirohen 11 persona të marrë peng, arrestohen autorët afganë

Policia shqiptare në bashkëpunim me atë malazeze kanë kryer një operacion të përbashkët të koduar “Kidnapping” që rezultoi në lirimin e 11 emigrantëve arabë të marrë peng nga disa shtetas afganë.

Pengmarrësit, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në tokën malazeze, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar.

Policia Shqiptare ka siguruar informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve dhe për elemente të tjera që çuan në identifikimin e autorëve. Dy nga autorët e arrestuar dyshohet se janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.

Sipas informacioneve policore, 11 shtetasit arabë janë dhunuar nga pengamarrësit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit, kontribuese kryesore për finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “Kidnapping”.

Informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe të shkëmbyera nëpërmjet Europol, me Policinë malazeze, mundësojnë gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve, të cilët ishin marrë peng.

Pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar.

Si rezultat i angazhimit maksimal, si partner i besueshëm, në një operacion ndërkombëtar për lirimin e 11 shtetasve (emigrantë ilegalë, nga vendet e treta) që mbaheshin peng në Mal të Zi, Sektori për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, nëpërmjet marrjes së informacionit dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, u bë e mundur organizimi i operacionit ndërkombëtar të koduar “Kidnapping”.

Policia Shqiptare ka siguruar informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve dhe për elemente të tjera që çuan në identifikimin e autorëve.

Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani.

Nga hetimet dyshohet se këta dhe dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.

Gjithashtu, u gjetën 11 emigrantët e marrë peng, të cilët ishin dhunuar nga shtetasit afganë.

Operacioni i sotëm është tregues i qartë i bashkëpunimit të suksesshëm të Policisë së Shtetit me homologët e Malit të Zi.

Policia e Shtetit Shqiptar mbetet e angazhuar për të kontribuar me të gjitha kapacitetet e saj, për finalizimin e operacioneve me rëndësi ndërkombëtare.

Related Posts

NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër

NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër

Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve Afër Tokës (NEO), i cili përdor observatorë në mbarë botën për të dalluar objekte hapësinore…

Tr*nditet vendi me mijëra shqiptarë, vd*es në aksident 29-vjeçari shqiptar

Tr*nditet vendi me mijëra shqiptarë, vd*es në aksident 29-vjeçari shqiptar

Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori…

Hamasi: Po përgatitemi për një luftë të gjatë me Izraelin

Hamasi: Po përgatitemi për një luftë të gjatë me Izraelin

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar përgëzoi grupin rebel Houthi të Jemenit për sulmin me raketa ndaj Izraelit dhe tha se i dërgoi një mesazh armikut të tyre,…

Përtej kufijve të jetës dhe vdekjes, shkencëtarët zbulojnë “gjendjen e tretë” të qelizave

Përtej kufijve të jetës dhe vdekjes, shkencëtarët zbulojnë “gjendjen e tretë” të qelizave

Shumica e njerëzve bien dakord se ka dy faza kryesore në përvojën e organizmave të gjallë: jeta dhe vdekja. Natyrisht, midis këtyre dy gjendjeve ka shumëçka që…

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga numri i kërkesave azil për…

Kryente krime duke u kamufluar si turist, shqiptari përfundon në prangat e autoriteteve italiane dhe dëbohet

Kryente krime duke u kamufluar si turist, shqiptari përfundon në prangat e autoriteteve italiane dhe dëbohet

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Siç raportohet shqiptari hiqej si turist dhe jetonte nëpër hotele. Gjithashtu i riu shqiptar është denoncuar nga qytetarët….