Mbërrin Omicron K3 në Shqipëri, mjekja: Mos neglizhoni simptomat

Dyshohet se nën-varianti i Omicron K3 ka hyrë edhe në Shqipëri.

Ky nën-variant ka rritur numrin e rasteve të prekur nga coronavirus në vende të Europës dhe të rajonit. Pacientë të prekur me Covid ka edhe në vendin tonë, ndonëse simptomat janë të lehta.

Ndonëse në shumë raste tamponi rezulton negativ, mjekët e diagnostikojnë në bazë të simptomave të cilat janë të lehta, si për shembull temperaturë nga 37-40 gradë celsius.

Lëvizjet gjatë sezonit turistik kontribuojnë në transmetimin e Covid-it dhe mjekët këshillojnë të kemi kujdes në rast se vërejmë shfaqje të simptomave.

“Nuk mund të them të shmangen grumbullimet, pasi është e pashmangshme për shkak të sezonit turistik, por mos neglizhoni simptomat, pasi shumë persona thonë i qëndrova kondicionerit para dhe ndaj kam gërricje fyti”, tha mjekja.

Edhe në shërbimin infektiv ka raste me Covid të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese që kanë, por në forma të nivelit mesatar.