38-vjeçari vdes në Ksamil, burime për JOQ: E kanë përplasur me jetski

Një 38-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Ksamil.

Policia thotë se 38-vjeçari është gjetur i pajetë tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”.

Edhe pse policia thotë se i riu ka qenë duke lëndruar me kanoe kur ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, burime për JOQ ALBANIA japin version tjetër.

Qytetarët thonë se i riu është përplasur për vdekje nga një jetski, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Burimi 1:

Joq ka vdekur nje djal ne ksamil e ka perplasur nje jat sky Djali ka ikur , nqs dikush e ka pare ngjarjen ju lutem nxirreni mos ka informacion ndonje

Burimi 2:

nje djal i ri humbet jeten ne Ksamil, nga Jetskit. Kjo eshte policia qe duam dhe qe paguajme taksat. Asgje skemi te sigurt ne ket vend.

Njoftimi i policisë:

Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë një shtetas rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak. Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.