Makina me qira del nga rruga dhe bëhet copash, shoferi 29-vjeçar vdes në timon

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Krutje- Zhym, Lushnje.

Një 29-vjeçar me iniciale E.K ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte ka përfunduar në kanal.

Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar disa orë për nxjerrjen e trupit nga makina e shkatërruar plotësisht për shkak të përplasjeve të forta.

Makina e 29-vjeçarit ishte marrë me qira në emër të Ardiol Rista dhe shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave.